DHTIT përmbyll me sukses aktivitetin e kapitalizimit të Projektit Histek Plus

DhTIT permbyll me sukses aktivitetin e kapitalizimit te Projektit Histek Plus

DHTIT përmbyll me sukses aktivitetin e kapitalizimit të Projektit Histek Plus

Në vijim të Aktiviteteve të Kapitalizimit, si pjesë e programit Interregg IPA II, CBC Itali-Shqipëri-Mali I zi,
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranë organizoi një seminar ne kuader te projektit HISTEK Plus.

Seminari u mbajt në datën 26 Tetor 2022 pranë ambjenteve të Hotel Mondial, ku të pranishëm ishin dhe
partnerët e projektit nga vendet e tjera, përkatësisht ITS FOUNDATION “A. CUCCOVILLO”, Mali I zi I cili u
përfaqësua nga Dhoma Ekonomike e Malit të Zi si dhe nga Univeristeti ‘’Aleksandër Mojsiu’’ Durrës.

Të ftuar në seminar ishin grupet e interesit dhe disa përfaqësues nga biznese të ndryshme në Tiranë si
dhe institucione të ndryshme të cilat paraqitën interes për të qënë pjesë e këtij projekti.

Një nga objektivat e këtij seminari ishte dhe shkëmbimi i eksperiencave midis bizneseve të shteteve
pjesmarrëse të këtij programi dhe për këtë arsye u nderuam me prezencën e 2 përfaqësuesve të
suksesshëm të bizneseve në Itali, përkatësisht z.Michele Turchiano, drejtor i MASMEC & ITS, dhe
z.Michele Di Benedetto, përfaqësues i OMRON Itali, të ftuar nga partneri Italian I projektit.

Prania e tyre konsistoi me ndarjen e eksperiencës së tyre në Itali, duke ilustruar shembuj përkatës të
suksesit të tyre si dhe bashkëpunimin e frytshëm me partnerët e projektit HISTEK Plus. Gjithashtu një
ndër bizneset e ftuara nga ana e DhTIT, kompania AGS ndau me të gjithë pjesëmarrësit eksperiencën e
tyre duke përmendur benefitet që rregjistrimi në këtë cluster I kishte ofruar.

Ky seminar pati një rëndësi të veçantë pasi, përveç se ofroi një informacion të gjerë mbi mundësitë e
përfitimit të bizneseve nga ky projekt, shërbeu dhe si urë lidhëse për krijimin e bashkëpunimeve të reja
në kuadër të projektit.

Konkretisht 6 kompani Shqiptare nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Dhomën e Tregtise dhe
Industrisë së Tiranës për të qënë pjesë e këtij projekti.

Share this post