DHTIT mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Perspektiva të reja mbi edukimin global, kërkimin dhe inovacionin”

DhTIT mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare "Perspektiva të reja mbi edukimin global, kërkimin dhe inovacionin".

DHTIT mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Perspektiva të reja mbi edukimin global, kërkimin dhe inovacionin”

Universiteti i Shkodrës ‘’Luigj Gurakuqi’’ partner i projektit USIA , në datën 28 Tetor 2022 organizoi në
ambientet e saj konferencën shkencore ndërkombëtare "Perspektiva të reja mbi edukimin global,
kërkimin dhe inovacionin".

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, së bashku me partnerët në nivel kombëtar të projektit
morrën pjesë në konferencën e organizuar për të promovuar projektin dhe për të prezantuar në një
audience më të gjerë punën e realizuar.

Partnerët e projektit e U-SIA-s: " University to Society Innomediaries in Albania: Co-Production of
knowledge and research that matters'’’, shfrytëzuan axhendën e konferencës duke mbajtur një panel
informues mbi rezultatet e punës të bërë nga partnerët e projektit mbi paketat e punës WP5 dhe WP6,
të cilat u prezantuan nga partnerët përgjegjës të projektit.
Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Tiranës së bashku me Kolegjin Profesional të Tiranës, pas një
bashkëpunimi të frytshëm përmbyllën me sukses objektivat e WP5-ës të cilat I’u prezantuan rigozorisht
pjesmarrësve të konferencës.

Share this post