DHTIT, fituese e tre projekteve të programit “Interreg IPA South Adriatic 2021-2027”

DHTIT, fituese e tre projekteve të programit “Interreg IPA South Adriatic 2021-2027”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shpallet fituese e tre projekteve evropiane nga programi “Interreg IPA South Adriatic 2021-2027”, në kuadër të thirrjes “Kapitalizimi i projekteve në shkallë të vogël”.

Ky program, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Para-Aderimit (IPA III), ka si objektiv të promovojë rritjen ekonomike dhe të intensifikojë bashkëpunimin në zonën e Adriatikut Jugor, duke zbatuar veprime të përbashkëta ndërmjet aktorëve institucionalë dhe jofitimprurës, me qëllim nxitjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si nxitëse në zhvillimin ekonomik të vendit përmes angazhimit dhe kontributit, vijon me politikat e saj për t’iu siguruar mbështetje sipërmarrjeve shqiptare.

Rezultatet e suksesshme të arritura prej thirrjes së parë të lançuar nga “Interreg IPA South Adriatic”, është një vlerësim për punën e DHTIT në projektet e mëparshme, si dhe tregues besimi për të përmbushur me rigorozitet të gjitha objektivat e projekteve “Engagement”, “DI.ESSE.E” dhe “DEHUS”.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.