Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë starton punën me projektin më të ri – “ADDUPT”
Addressing skills mismatching in the green sector through Digital Upskilling of VET, pjesë e programit Erasmus+ (Ngritja e kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional).
Në datën 25 janar 2023 u realizua takimi I parë online prezantues ndërmjet partnerëve të këtij konsorciumi.
Ky projekti synon të adresojë nevojat e instituteve të Arsimit të Formimit Profesional të vendosura në vendet e treta të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të ofrohen kurse të Arsimit dhe Formimit Profesional për nxënësit në lidhje me kërkesat e punëdhënësve të sektorit të gjelbër.
Fokusi do të vendoset në zhvillimin e qasjeve pedagogjike dhe aftësive dixhitale të mësuesve dhe trajnerëve të Arsimit të Formimit Profesional për t’i mundësuar atyre të zhvillojnë kapacitetet dhe kurrikulat që korrespondojnë me nevojat e sektorit të gjelbër, duke adresuar kështu qëndrueshmërinë mjedisore dhe transformimin dixhital.
Addupt zgjeron network-un e DhTIT me 8 partnerë të tjere përkatësisht; Centro Superior de Formacion Europa-SUR SA (CESUR, Spanjë) e cila është udhëheqëse e projektit, Albanian Center for Education Care and Training (ACT CENTER), Centar za ekonomski Tehnoloski i Okolinski Razvoj – CETEOR Sarajevo (Bosnje Hercegovine)Her, Zeleni Dom-Green Home UDRUZENJE, Mali I Zi, Eurotraining Educational Organization Greqi, CESIE Palermo Itali, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Banja Luka Bosnje Hercegovinë, CSI Center for Social Innovation LTD, Nicosia Qipro.
Projekti ka filluar implementimin e tij në 01.01.2023 I cili do të zbatohet në afatin kohor 36 muaj.
Gjatë këtij takimi të zhvilluar midis partnerëve sipas axhendës u be prezantimi I stafeve përkatëse implementuese të këtij projekti dhe u prekën pak paketat e punës dhe përgjegjësitë e secilit partner.
U ra dakort që takimi i parë fizik të realizohet në fund të muajit shkurt ose fillim marsi në Madrid i cili do të shërbejë për të detajuar konkretisht detyrat e secilit partner dhe për të ndërtuar një strategji pune e cila do të realizojë me sukses implementimin e projektit.