Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në Panairin e Përgjithshëm në Elbasan; Prezantohet Projekti BIOECO – R.D.I

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë  Tiranë në Panairin e Përgjithshëm në Elbasan; Prezantohet Projekti BIOECO – R.D.I

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në Panairin e Përgjithshëm në Elbasan; Prezantohet Projekti BIOECO – R.D.I

Në datat  13-14 Mars 2019, në Elbasan, në ambientet e Pallatit të Sportit u zhvillua Eventi i Propagandimit të projektit “BIO-ekonomia me bazë kërkimin shkencor dhe inovacionin” i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT). Eventi i tillë i përnhapjes iu bashkua me një stendë të dedikuar Panairit të Përgjithshëm, që u organizua në mes datave  12 dhe 14 Mars 2019 nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Elbasan. DHTIT zgjodhi këtë panair pasi përbën një pikëtakimi për përfaqësuesit e kompanive të mirënjohura private, institucionet arsimore, organet publike dhe publikun e gjërë.

Projekti BIOECO-RDI financohet nga programi i bashkëpunimit territorial Adrion, ku përfshihen 7 partnerë nga 6 vende evropiane: Sviluppumbria dhe Confindustria Umbria (Itali), Instituti Kombëtar i Kimisë (Slloveni), Instituti i Kërkimeve Ruder Boskovic (Kroaci), Rajoni i Maqedonisë Perëndimore (Greqi), Agjencia për Zhvillim Rajonal “Alma Mons” e Vojvodinës (Serbi) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (Shqipëri).

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti, eventi i propagandimit kishte si qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin rreth projektit, prezantimin e rezultateve dhe ecurisë së deritanishme të projektit dhe arritjen e vizibilitetit përballë audiencës së gjerë.      

Në këtë event, morën pjesë grupi i punës së projektit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.  U prezantuan dhe promovuan në mënyrë të dedikuar tek të gjithë vizitorët e stendës qëllimet e projektit, objektivat, outputet dhe rezultatet e pritshme,. Ndër vizitorët e stendës ishin dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Elbasan z. Veli Kazazi dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Edmond Popa me të cilët u shkëmbyen mendime dhe ide për bashkëpunim të mundshëm në kuadër projekti.

Gjatë eventit u kontaktuan gjithashtu stendë më stendë edhe kompanitë ekspozuese. Vlen të theksohet se të gjithë e pëlqyen shumë idenë e projektit dhe u tregua interes për të marrë pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër projekti në të ardhmen. Për të lehtësuar prezantimin u përdorën të gjitha materialet e realizuara të komunikimit  të tilla si postera, roll-up, fletushka, dosje, fletëprezantimi të projektit etj. Në mbyllje mund të thuhet se ky event ishte një mundësi e mirë për propagandimin e projektit tek një numër i madh njerëzish.

Për më shumë informacion rreth projektit mund të vizitoni:

dhe/ose kontaktoni  Menaxheren e Projektit:  znj. Elida Boshnjaku

Email: elida_boshnjaku@cci.al   

Tel: +355 (0) 45 800 936

Foto Galeri:

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.