Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në mbështetje të personave në nevojë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në mbështetje të personave në nevojë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në mbështetje të personave në nevojë

Projekti “Ne nënshkruajmë për punë” vazhdon zbatimin e tij nga CCIS dhe ANAD. Dy organizatat partnere të projektit u takuan me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit midis komunitetit të të shurdhërve dhe bizneseve që janë anëtarë të këtij institucioni.

Në takim morën pjesë përfaqësues të DHTIT, znj. Albana Lakonri, Sekretare e Përgjithshme, Z. Bashkim Sykja, këshilltar i kryetarit të DHTIT, znj. Aris Tasho, drejtuese e zyrës së projektit dhe z. Florjan Rojba, drejtor ekzekutiv i ANAD së bashku me znj. Nevila Xhindi, këshilltare projekti në CCIS.

Znj. Xhindi bëri një prezantim të projektit “Ne nënshkruajmë për punë” mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe zbatuar nga CCIS dhe ANAD. Z. Rojba bëri një prezantim të problemeve me të cilat përballet komuniteti i personave të shurdhër në Shqipëri dhe u ndal veçanërisht në punësimin e tyre. Sot komuniteti i të shurdhërve është në vështirësi të mëdha për të gjetur punë, megjithëse ligji e detyron biznesin të punësojë persona me aftësi të kufizuara.

Sykja theksoi në fjalën e tij rëndësinë e këtij takimi dhe nevojën për të njohur ANAD dhe komunitetin e të shurdhërve që përfaqëson organizata. Z. Sykja premtoi se anëtarët e dhomës do të informohen për këtë takim dhe do të marrin informacionin e nevojshëm për komunitetin e personave që nuk dëgjojnë në Shqipëri.

Takimi u vlerësua nga palët si shumë i rëndësishëm jo vetëm për t’u njohur me njëri-tjetrin, por për të krijuar një bashkëpunim të ri me rezultate konkrete.

Share this post