Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë merr pjesë në Panairin e organizuar në Elbasan

Prezantimi dhe Promovimi i Projektit AGROINNOECO
Gjatë datave 12-14 Mars 2019, në Elbasan, në ambientet e Pallatit të Sportit DHTIT iu bashkua me një stendë të dedikuar Panairit të Përgjithshëm, që u organizua nga 12 dhe 14 Mars 2019 nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit. DHTIT zgjodhi këtë panair për të prezantuar dhe promovuar projektin. Një aktivitet i tillë hapi derën për kompanitë private, institucionet arsimore, organet qeveritare dhe publikun e gjerë për tu takuar mes tyre.
Projekti AGROINNOECO është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse. Duke marrë parasysh rëndësinë e një projekti të tillë, aktiviteti kishte për qëllim informimin, promovimin dhe ndërgjegjësimin mbi projektin.
Stafi i projektit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet. Ata prezantuan dhe promovuan qëllimin e projektit, objektivat, produktet dhe rezultatet e pritshme, individualisht për vizitorët e stendës. Ndër vizitorët ishte Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit Z. Veli Kazazi dhe Sekretari i Përgjithshëm Z. Edmond Popa. U shkëmbyen mendime dhe ide midis të dyja palëve për bashkëpunim të mundshëm në kuadrin e projektit.
Gjatë aktivitetit, u vizituan stendë më stendë dhe kompanitë ekspozuese. Duhet të theksohet se të gjithë ishin pozitivë për idenë e projektit.
Gjatë aktivitetit u përdorën të gjitha materialet e komunikimit e dizajnuara siç janë posterët, fletushkat, dosjet, prezantimi i projektit etj.
Në tërësi aktiviteti paraqiti një mundësi të shkëlqyer për prezantimin dhe promovimin e tij para një publiku të madh.
Për më shumë informacion rreth projektit mund të vizitoni:
- Website-in zyrtar: http://www.agroinnoeco.eu/
- Faqen e facebook: https://www.facebook.com/BalkanAgroinnoeco/
Dhe/ose kontaktoni Menaxherin e Projektit: Mr. Arbi Hoxha
Email: arbi_hoxha@cci.al Tel: +355 (0) 45 800 936