Çështjet dhe shqetësimet kryesore të ngritura nga bizneset gjatë diskutimit të hapur mbi fiskalizimin datë 22.01.2021

Çështjet dhe shqetësimet kryesore të ngritura nga bizneset gjatë diskutimit të hapur mbi fiskalizimin datë 22.01.2021

Çështjet dhe shqetësimet kryesore të ngritura nga bizneset gjatë diskutimit të hapur mbi fiskalizimin datë 22.01.2021

  1. Lëshimi i faturave nga përfaqësuesi tatimor për numrin e lartë të faturave për transaksione shumë të vogla. Për këto transaksione Deloitte kërkon që të përgatitet një faturë përmbledhëse.

 Përgjigje: do konsiderohet për ndryshime përkatëse në Udhëzim

 

  1. Lëshimi i faturave korrigjuese për periudhën përpara hyrjes në fuqi të ligjit të fiskalizimit.

 Përgjigje: fatura korrigjuese do fiskalizohet pavarësisht se është për një transaksion i kryer përpara ligjit të fiskalizimit

 

  1. A është e sinkronizuar platforma me platformat e vendeve të BE.

 Përgjigje: Platforma nuk komunikon elektronikisht me vende të BE. Do implementohet zgjidhja e sugjeruar që faturat e huaja të fiskalizohen.

 

  1. Pranimi i faturave të blerjes- Manuali nuk është i përditësuar për shkak të disa termave të papërkthyera si duhet.

 Si do jetë procedura në rastet e mospranimit/refuzimit të faturës.

 Përgjigje: Mbetet të bëhet një rregullim në Udhëzim sipas skenarëve teknike kur fatura Refuzohet apo Nuk pranohet.

 

  1. Çfarë ndodh kur fatura dërgohet në limit te afatit (p.sh data 10)- a do të hapen librat e blerjes nga ana e Blerjes.

 Përgjigje: Fatura korrigjuese mund të bëhet vetëm nga Shitësi.

 

  1. Deklaratat doganore të importit.

 Përgjigje: Pavarësisht llojit të importit deklaratat duhet të fiskalizohen.

 

  1. Rregullimi i TVSH për të kryer korrigjimin e vlerës së TVSH të deklaruar brenda 31 Janar të vitit pasardhës dhe kreditimi i pjesshëm i TVSH.

              Përgjigje: Ky skenar është marrë në konsideratë.

 

  1. Çfarë ndodh kur platforma nuk punon.

 Përgjigje: Si ne rastin e pajisjeve fiskale- tatimpaguesit mund të përdorë lëshimin e faturave nga blloku, të cilat me pas fiskalizohen.

 

  1. Përcaktimet në VKM për përdorimin e kufizuar të platformës Self-Care. Pra portali të përdoret nga një numër jo i madh tatimpaguesish me kushtin që të mos kenë shumë transaksione.

 Përgjigje: VKM ka patur parasysh kriterin e kostove për biznesin dhe jo për numrin  e transaksioneve.

 

  1. Duhen Manuale të Publikuara dhe publikimi i DEMO për proceset e platformës.
  1. Kostot shtesë për tatimpaguesit duke patur parasysh kostot e dukshme dhe ato të fshehura.

Përgjigje: Procesi mbart kosto, por edhe përfitime. Kostot do t’i përcaktojë tregu i cili tashme është liberalizuar në këtë aspekt.

 

  1. Penalitetet të cilat mund të zbatohen në rast të mosfiskalizimit të faturave për shkak të mosfunksionimit të shërbimit.

Përgjigje: Qasja e administratës tatimore nuk do të jetë penalizimi dhe ndëshkimi. Kuadri ligjor është i plotë në këtë aspekt.

 

  1. Masat e penaliteteve për mosfiskalizim konsiderohen shumë të larta.

Përgjigje: Fryma e administratës në fazën e parë do të jetë në keshillim dhe support.

 

  1. Shumë kompani që përdorin ERP dhe SAP nuk kanë gjetur zgjidhje softëare për integrimin e platformave të tyre.

Përgjigje: Specifikimet janë publike- nëse do të duhet ndihma e DPT apo e zhvilluesve për integrimin e këtyre programeve këërkoni asistence ne DPT. Procesi i certifikimit është i hapur dhe kompanitë mund ta prodhojnë edhe vete pa qenë e nevojshme që ta blejnë.

  1. Si do lëshohet fatura kur nuk dihet si do te kryhet pagesa nga ana e blerësit.
  1. Si mund të menaxhohet transkasioni B2B kur fatura lëshohet elektronike dhe pagesa bëhet CASH.
  1. Kur kemi fatura për shërbime nga AL tek një klient jashtë Shqipërisë.
  1. Limitet e arkës përtej limitit ditor, si do të konsiderohen? Shkelje apo jo?

Përgjigje: Ligji aktual nuk ka limite.

 

  1. Kostot e artikullit për furnizim malli kërkohet në faturë ndërkohë që nuk kërkohet nga legjislacionit?
  1. Në rastin kur fatura refuzohet nga blerësi. Çfarë duhet të bëjë shitësi?

Përgjigje: Shitësi ka të drejtë ta korrigjojë.

 

  1. A suportohet Autofaturimi nga sistemi?

Përgjigje: Mundësohet.

 

  1. Faturat periodike kanë afat deri në dt.10 të muajit pasardhës.

Përgjigje: Teknikisht kjo është e zgjidhur.

 

  1. Si do asistohet sektori i agrobiznesit me mbështetje administrative?
  1. A është parashikuar një buxhet për subvencionimin e blerjes së pajisjeve?

Përgjigje: Bizneset duhet të përballojnë disa kosto, sepse në të njëjtën kohë kanë edhe disa përfitime. Subvencione nuk do të ketë.

 

  1. A mundësohet bërja e faturave në EURO?

Përgjigje: Fatura mund të lëshohet edhe në EURO por vlera e tatueshme dhe tvsh do konvertohen në Lekë.

 

Çështje të dërguara me email (përgjigjet do të dërgohen me email nga DPT)

  1. Portali self-care duket sikur për momentin mundëson vetëm përgatitjen e faturave në lekë. Institucione publike të veçanta të cilat sipas kontratave me shoqëri private kane detyrimin të kryejnë pagesat në monedhe tjetër (p.sh. Euro), shprehin pamundësi për pagesën e faturave në Euro përsa kohë fatura lëshohet vetëm në lekë (i konsiderohet shkelje sipas procedurave të brendshme te institucionit). Ka mundësi që nëpërmjet portalit selfcare të lëshohen fatura dhe në Euro, normalisht me vlerat ekuivalente në lekë? Nëse jo, si mund të zgjidhet? Vendosja e vlerës në Euro në përshkrim të faturës apo tek pjesa e shënimeve shtesë? Zgjidhje tjetër?
  1. Formati faturës në letër: Për formatin e faturës/faturës elektronike në rastet kur printohet në letër mund të përdoret formati i faturës elektronike për të cilën shoqëria është lejuar nga DPT dhe lëshon aktualisht faturat tatimore, duke i shtuar të dhënat e detyrueshme sipas ligjit të fiskalizimit (NIVF/NSLF/QR CODE etj)? Duhet të aplikohet për aprovim të dytë të formatit të faturës nga DPT në këtë rast?
  1. Në UDHËZIMIN NR. 24, DATË 2.9.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” NENI: 44.7 transaksionet e kryera nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, shitjes së energjisë dhe ujit për konsumatorët finalë, sigurimeve etj” janë te përjashtuara dhe nuk përbën shkelje administrative transaksioni “shitje” me subjekte “pasive” kjo bazuar në llojin e shërbimit te kryer. Gjithashtu përgjigje me e-mail nga DPT (helpdesk. fiskalizimi): Për këtë çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktiv, që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, shitjes së energjisë dhe ujit për konsumatorët finalë, sigurimeve mund të kryejnë fiskalizimin e faturave. Përsa më sipër faturimet për këtë kategori shërbimesh është i lejuar me ligj për vetë natyrën e shërbimit. Por kjo gjë nuk është e mundur teknikisht.  Si do procedohet me faturimet e GOV/biznese për subjekte pasive  (ose te paregjistruar për e-envoice) për këto lloj shërbimesh? Pasi kjo bllokon procesin e faturimeve periodike! Kjo problematike  është dhe në momentin e faturimit të një gov/biznesi që mund të mos jetë me status pasiv por nuk ka aplikuar për certifikatë për procesin e fiskalizimit.
  1. Arkëtimet e faturave periodike në dyqanet e shoqërisë: Në rastet kur shoqëria arkëton faturat periodike në pikat e shitjes (nipte sekondare të shoqërisë) cili do të jetë dokumenti që do t’i mundësohet klientit në momentin e pagesës? Do të ketë një dokument fiskal? 

Faturimet G2B – Organet Publike, që aktualisht lëshojnë faturë tatimore, G2B, duhet të lëshojnë faturë të fiskalizuar nga dt 01.01.2021

  1. -Po ne rastet e faturimeve të taksave bashkiake, licencave nga Autoritete Publike Mediatike, AKEP etj do të fiskalizohen faturat?
  1. Në rastet kur një subjekt GOV nuk lëshon fature pasi nuk është subjekt i tatimit mbi fitimit dhe TVSH shoqëria në momentin e pagesës lëshon një autofaturë dhe mban Tatim në burim. Mund te fiskalizohet një autofaturë për Organ Publik dhe kur fillon detyrimi ligjor për lëshimin e autofaturës 01.01.2021 apo 01.07.2021?
  1. Shqetësimi i parë lidhet me lejimin e përdorimit të platformës Selfcare. Sipas VKM ka një numër relativisht të vogël të tatimpaguesve që mund te lëshojnë fatura nga portal selfcare. VKM ka kufizuar tatimpaguesit ne një mënyrë qe nuk lidhet me përdorimin por me statusin e këtyre te fundit. Sjellim si shembull qe tatimpaguesi duhet te jete person fizik, ndërkohë qe shume tatimpagues te huaj, kryesisht degë të shoqërive te huaja mund te kenë një nivel me te ulet (ne numër faturash) te faturimit, apo dhe kufizimi qe nuk duhet te ketë te punësuar, ndërkohë qe numri i te punësuarve nuk është domosdoshmërisht i lidhur me numrin e faturave. Duke qenë të vetëdijshëm që këto kufizime janë vendosur me VKM pyetja jone konsiston nëse ekziston mundësia teknike që ky portal të mund të përdoret nga një numër më i madh tatimpaguesish të cilët nuk kanë numër të madh faturimesh.
  2. Shqetësimi i dytë lidhet me manualet për përdorimin e platformës Selfcare. I është kushtuar rëndësi pjesës teknike duke anashkaluar në një fare mënyrë pjesën funksionale/tregtare. Mungojnë ne manualet e publikuara të paktën detajet për proceset apo zgjedhjet që tatimpaguesit duhet të bëjnë. Po ashtu terminologjia e përdorur në platforme nuk është në përputhje me legjislacionin apo praktikën e deritanishme (në një nga zgjedhjet është emërtuar “Shteti i artikullit” dhe jo “vendi i origjinës” si dhe ka raste me gabime shtypi).
  3. Sektori i Agrobiznesit është sektori me pak i formalizuar i ekonomisë dhe klientet tanë përfshijnë edhe miniferma të pa regjistruar në organet tatimore
    1. Si duhet te veprojmë nesër?
    2. A ka menduar institucioni i tatimeve për politika lehtësuese, favorizuese dhe stimuluese për këtë sektor?
    3. A është ky vendim i fundit dhe më i miri për fiskalizimin e ekonomisë?
    4. Çfarë përvoje ka nga shtetet fqinje?
    5. Sa është informaliteti i ekonomisë në vendin tone dhe vendet fqinje (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi etj)
    6. Kush është fasha më e madhe e biznesit informal: VIP-at, Biznesi Madh, i Vogël, persona juridik, fermat apo sektorë të tjerë?
    7. Sa janë ta ardhurat e pritshme pas këtij veprimi?
    8. Çfarë politika dhe njohje për këto veprime është bërë me bizneset e vogla e persona juridike (përfshi fermerët)? A janë ndërgjegjësuar ato dhe a kanë infrastrukturën dhe logjistikën e duhur?
    9. A është periudha që po kalojmë me e përshtatshme për këto veprime dhe a është parashikuar rënia e sektorit te prodhimit dhe për pasoje rënia e te ardhurave ne buxhet?

Share this post