Burimet Njerëzore si Aset Bazë për Suksesin në Biznes ose OJF
Në datën 20 Shtator do të organizohet trajnimi “Burimet Njerëzore si Aset Bazë për Suksesin në Biznes ose OJF” në kuadër të projektit Gradua. Projekti Gradua do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës me ofertën, bazuar në vendosjen e të diplomuarve në tregun e punës.
Janë të ftuar në pjesmarrje te gjithe specialistët dhe cilëtdo që kryejne funksione te BNj në kompani te ndryshme, të punësuar të tjerë të cilët aspirojnë të përparojnë në karrierën e tyre në manaxhim të kompanisë duke fituar njohuri funksionale të manaxhimit të BNj dhe të papunësuar të cilët aspirojnë të futen në punë ne manaxhimin e BNj.
Nën objektiva të këtij trajnimi kemi ndërtimin e njohurive bazë të menaxhimit të një kompanië përsa i përket qasjes së burimeve njerëzore, njohuri operacionale, procedurat e rekrutimit, evaluimin e burimeve dhe motivimi i punojësve me teknikat më të përditësuara. Përtej kësaj do të kemi trajnime për krijimin e planeve operative dhe vendosjen në zbatim të tyre.
Vizioni i këtij trajnimi është të zhvillojë metodat e menaxhimit të burimeve njerëzore në nivelin lokal dhe kombëtar. Për të arritur këtë vizion ftojmë të gjithë pjesëmarrësit me nivel arsimor bachelor dhe më lart të marrin pjesë.
Koha e trajnimit zgjat dy ditë është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht. Ju ftojmë të bëheni pjesë.
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45800334
E-mail: ornela_sulce@cci.al