BRE si një mundësi për analizën e të dhënave

BRE si një mundësi për analizën e të dhënave

BRE si një mundësi për analizën e të dhënave

DhTIT mori pjesë në seminarin me temë “BRE si një mundësi për analizën e të dhënave: strategjitë, mjetet dhe modalitetet operacionale për analizën e ndërmarrjeve”i organizuar nga Dhoma Ekonomike e Malit të Zi

Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi organizoi në datë 28 shkurt 2023 seminarin me temë “BRE si një mundësi për analizën e të dhënave: strategjitë, mjetet dhe modalitetet operacionale për analizën e ndërmarrjeve”.

Ky është një event i zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të kapitalizimit të projektit BRE (Business Registry Empowerment), i cili bashkëfinancohet nëpërmjet Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020.

Dhoma e Tregtise dhe Industrisë Tiranë në cilësinë e partnerit udhëheqës prezantoi rezultatet e këtij projekti dhe pritshmëritë që ky konsorciom ka për qëndrueshmërinë e këtij projekti.

Me zbatimin e projektit BRE, u arrit qëllimi i tij kryesor, që është formimi i regjistrit të parë transnacional të biznesit, i krijuar midis tre vendeve, bazuar në modelin italian.

Zbatimi i këtij projekti është jashtëzakonisht domethënës për zhvillimin e mëtejshëm të mjedisit të biznesit në Mal të Zi dhe lidhjen e tij me tregun ndërkombëtar, pasi një nga rezultatet kryesore të tij është një platformë partneriteti me një bazë të dhënash të kompanive nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Me qëllim të përmirësimit të ndërkombëtarizimit të kompanive, në fazën përfundimtare të zbatimit të projektit janë krijuar infopoints, përmes të cilave përfaqësuesit e kompanive të interesuara patën mundësinë të marrin mbështetje mentore dhe të punojnë në zhvillimin e aftësive moderne në fushën e shitjeve, marketing dhe akses në tregjet e huaja që janë në përputhje me nevojat e ekonomisë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.