BRE, projekti që lidh bizneset në një platformë të vetme, që do të jetë i hapur për biznesin
Në kohën e COVID-19, një ndër projektet më të suksesshme u cilësua BRE, një akronim për “Fuqizimin e Regjistrit të Biznesit”, një partneritet midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Dhomës së Tregtisë së Barit, Dhomës Ekonomike të Malit të Zi dhe Qendrës së Inovacionit Tehnopolis.
Me anë të këtij projekti u arrit të krijohet platforma BRE https://interreg-bre.com/ e cila tashmë është e aksesueshme për të gjithë.
Në vitin 2021, u organizua gjithashtu edhe aktiviteti i parë B2B ku kompanive të regjistruara ju dha mundësia të takonin në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë kompani të shumta nga Mali i Zi dhe Italia.
Projekti BRE është njohur si një ndër praktikat e mira evropiane të inovacionit dhe lidhjes në regjistrat ndërkombëtare
BRE fokusohet në transferimin e modelit italian në tre nivele: teknologjik, legjislativ, organizativ. Me vëmendje të veçantë jo vetëm për çështjet e inovacionit dhe ligjshmërisë, por edhe për implikimet promovuese dhe ndërkombëtare të biznesit që fillojnë me një Regjistër biznesi efikas dhe të kompjuterizuar.
Platforma e cila tashmë është e populluar nga kompani shqiptare dhe malazeze do të bëjë të mundur një “shkëmbim” të saktë midis kërkesës dhe ofertës.