BRE, projekti që lidh bizneset në një platformë të vetme, por edhe ju vjen në ndihmë shtetasve të huaj se si mund të regjistrojnë/operojnë një biznes në Shqipëri

Thirrje Interesi per Ekspertizen e jashtme ne ndihme te realizimit te projektit per realizimin e projektit “BRE”

BRE, projekti që lidh bizneset në një platformë të vetme, por edhe ju vjen në ndihmë shtetasve të huaj se si mund të regjistrojnë/operojnë një biznes në Shqipëri

Në kohën e COVID-19, një ndër projektet më të suksesshme u cilësua  BRE, një akronim për “Fuqizimin e Regjistrit të Biznesit”, një partneritet midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Dhomës së Tregtisë së Barit, Dhomës Ekonomike të Malit të Zi dhe Qendrës së Inovacionit Tehnopolis.

Me anë të këtij projekti u arrit të krijohet platforma BRE https://interreg-bre.com/  e cila tashmë është e aksesueshme për të gjithë.

Në vitin në vijim të implementimit të këtij projekti Ministria e Financave dhe Ekonomisë dizenjoi gjithashtu edhe 3 video tutorial të cilat mund ti vijnë në ndihmë të gjithë bizneseve të huaja mbi procedurat dhe mënyrën se si funksionion ana legjislative dhe proceduriale në shtetin shqiptar.

Projekti BRE është njohur si një ndër praktikat e mira evropiane të inovacionit dhe lidhjes në regjistrat  ndërkombëtarw.

BRE fokusohet në transferimin e modelit italian në tre nivele: teknologjik, legjislativ, organizativ. Me vëmendje të veçantë jo vetëm për çështjet e inovacionit dhe ligjshmërisë, por edhe për implikimet promovuese dhe ndërkombëtare të biznesit që fillojnë me një Regjistër biznesi efikas dhe të kompjuterizuar.

Platforma e cila tashmë është e populluar nga kompani shqiptare dhe malazeze do të bëjë të mundur një “shkëmbim” të saktë midis kërkesës dhe ofertës.

Share this post