BRE, organizohet në Tiranë takimi i tretë i partnereve

Oficeri Administrativ për Koordinimin dhe Drejtimin e Projekteve

BRE, organizohet në Tiranë takimi i tretë i partnereve

Takimi i trete i komunitetit drejtues të projektit BRE, u organizua në Tiranë, në datat 11-12 Shtator 2019.

Në ditën e parë të takimit në të cilin ishin pjesëmarrës vetëm partnerët e këtij projekti, u diskutua lidhur me performancën e secilit partner në lidhje me fazën në të cilën ndodhet deri tani ky projekt. Gjatë takimit gjithashtu u bë dhe prezantimi i draftit të platformës BRE, i cili është edhe qëllimi përfundimtar i këtij projekti.

Në ditën e dytë të këtij takimi, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga politika dhe institucione të arsimit të lartë.

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi, përshëndeti qëllimin e projektit BRE për të zhvilluar një regjistër biznesi që do të ndihmonte në krijimin dhe forcimin e marrëdhënieve midis bizneseve në rajon dhe t’u ofrojë atyre mundësinë për të zgjeruar tregun e tyre në vendet partnere të projektit.

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Elton Haxhi shprehu entuziazëm për qëllimin e projektit BRE për forcimin e regjistrit të biznesit në rajon, duke deklaruar se kjo iniciativë do të kontribuojë në rritjen e konkurrencës.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka u shpreh se ky institucion i cili mban edhe statusin e Lead Partner në këtë projekt, duke përgëzuar të gjithë grupin e punës së projektit BRE për punën e realizuar deri në këto momente bëri të qartë dhe një herrë qëllimin e këtij projekti i cili është përmirësimi i kushteve kornizë për    zhvillimin e tregut ndërkufitar të SME-ve, nëpërmjet krijimit të një Platforme elektronike Transnacionale, të lidhur me 3 qendrat kombëtare të regjistrimit të biznesit, në mënyrë që të favorizojë bashkëpunimi midis kompanive. Nëpërmjet krijimit të kësaj platforme të re BRE, SME-ve të këtyre tre vendeve partnere në këtë projekt si: Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi, do ju mundësohet dhe lehtësohet bashkëpunimi i tyre në biznes, të rrisin ndërkombëtarizimin e tyre, me mundësinë për të hyrë në tregjet respektive. Një vëmendje të veçantë z. Jaka gjeti rastin të theksojë se është shumë e nevojshme që të sigurohen fonde dhe mjetet monetare për të mbështetur aktivitetet e gjithë projekteve, duke qenë se skemat e projekteve të BE-s, disbursimi i tyre bëhet pasi është raportuar dhe shpenzuar nga vetë fondet e DHTIT.

Në kushtet kur ne ndjehemi në vështirësi financiare,  mendoj se qeveria dhe sistemi bankar duhet të krijojë lehtësira në sigurimin e fondeve, me interesa zero ose sa më të ulëta, me qëllim për të realizuar në kohë aktivitetet në kuadër të projekteve.

Duke siguruar se DHTIT, i ka kapacitetet dhe burimet njerëzore dhe duke bashkëpunuar edhe me universitetet, mbetet e hapur dhe bashkëpunuese në ndërmarrjen e shumë projekteve që i shërbejnë fuqizimit të konkurrueshmërise së SME-ve.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.