BRE, një platformë që shërben si mjet për analizën e të dhënave
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë zhvilloi më 28 mars 2023 workshop-in e fundit në kuadër të aktiviteteve të kapitalizimit të projektit BRE, i cili mbështetet nga Programi interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe financohet nga fondi IPA II.
“BRE si një mundësi për analizën e të dhënave të plota: strategjitë, mjetet dhe modalitetet operacionale për analizën e sipërmarrjes shqiptare” mblodhi pjesëmarrës nga përfaqësues të biznesit, anëtarë të platformës BRE, shoqata biznesi në Shqipëri, institucione qeveritare në nivel lokal e kombëtar dhe partnerë të projektit.
Për më shumë se tre vjet, ky projekt, i konsideruar si një nga praktikat më të mira evropiane të inovacionit dhe lidhjes në regjistrat ndërkombëtarë, trajtoi sfidat kryesore të koordinimit mes Regjistrave Evropianë të Biznesit, si një faktor kyç për një mjedis të përbashkët kontinental të biznesit, që sjell harmonizim administrativ, siguri legale, transparencë dhe konkurrueshmëri.
Synimi i mëtejshëm i BRE është të vazhdojë me fazën 2.0 të tij me akronim BRE-STAT.