BRE II nd round table

BRE II nd round table

BRE II nd round table

Në kuadër të Projektit BRE- Business Register Empowerment,

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në cilësinë e Lead Partner, organizoi sot më datë 27 qershor 2019 në Tiranë tryezën e diskutimit me temë “Fuqizimi i Regjistrave të Biznesit”.

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve të vogla  dhe të mesme shqiptare që ushtrojnë aktivitetin e tyre  në katër sektorë ekonomikë prioritarë: turizëm, teknologjia e informacionit dhe e komunikimit,  agroushqimor dhe fashion.

Pjesëmarrësit  u njohën me rëndësinë e nismës për krijimin e platformës ndërkufitare ndërmjet sipërmarrjeve dhe shkrirjen e regjistrave të biznesit ndërmjet Dhomës së Tregtisë së Bari-t, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Dhomës Ekonomike të Malit të Zi.

U prezantuan edhe me strukturën fillestare të kësaj platforme, në ndërtim e sipër, e cila u shtrua për diskutim duke mirëpritur vlerësimet,  sygjerimet, vërejtjet e pjesëmarrësve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të kategorive të ndryshme të biznesit pjesëmarrës në takim.

Projekti mbështetet nga Programi interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe financohet nga fondi IPA II.

Me partnerë DHomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Dhoma e Tregtisë dhe Artizanatit Bari, Dhoma Ekonomike e Malit Të Zi, Mininstria e Financave dhe Ekonomisë (Shqipëri) dhe Tehnopolis (Mali Zi).

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.