BRE, çështjet që u diskutuan në Bari nga Sekretarët e Përgjithshëm të Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi

BRE, çështjet që u diskutuan në Bari nga Sekretarët e Përgjithshëm të Italisë-Shqipërisë dhe Malit të Zi

BRE, çështjet që u diskutuan në Bari nga Sekretarët e Përgjithshëm të Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi

Në kuadër të projektit BRE- Business Register Empowrement u zhvillua në Bari, takimi i Sekretarëve të Përgjithshëm të vendeve që janë pjesë e këtij projekti. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë u përfaqësua nga Albana Laknori Sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë, Viola Xhindi Drejtore e Projekteve,  Aris Tasho Koordinatore e këtij Projekti, Ardiana Karakashi, eksperte jashtme Round Table, UnionCamere Puglia dhe Enor Nakuçi, Administrator, studio e dizenjimit të platformës BRE. Ky event kishte si qëllim që t’i ofronte Sekretarëve të Përgjithshëm dhe figurave menaxhuese një mundësi për të diskutuar për rolin e Dhomave të Tregtisë në nxitjen e zhvillimit të biznesit, duke analizuar marrëdhëniet me kompanitë dhe me shtetin, mbi të gjitha në pika dixhitale.

Këto  ditë pune u fokusuan në tre çështje të rëndësishme:

Dita e I-Kërkimi dhe Transferimi i teknologjisë

Dita e II- Ndërmarrjet. Puna dhe inovacioni.

Dita e III- Projekti BRE shkëmbim eksperiencash ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi

Ky aktivitet mori vëmendjen e shume prej mediave më në zë të Italisë dhe Malit Të Zi:

http://www.ansa.it/europa/notizie/la_tua_europa/notizie/2019/05/22/europa-regionicam.commercio-bari-porta-registro-nei-balcani_7a3bce6c-9c80-4227-aae3-5658d866fc14.html

https://www.italy-albania-montenegro.eu/bre-the-italian-model-of-business-registry-exported-to-albania-and-montenegro

https://antenam.net/ekonomija/121006-italija-kao-ekonomska-spona-pokretac-brojnih-inicijativa

https://etleboro.org/g/13873e3e59b154ae92218fabbe1efc41sr/radovanovi%C4%87-na-konferenciji-generalnih-sekretara-komora-italije

https://www.mina.news/minabusiness/italija-kao-ekonomska-spona-pokretac-brojnih-inicijativa/

https://m.cdm.me/ekonomija/crnogorski-poslovni-registar-po-modelu-italijanskih-privrednih-komora/

Një mundësi e jashtëzakonshme u krijua edhe për Sekretaren e Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë, e cila pati mundësinë  saj të përfaqësonte Dhomën e Tregtisë së Tiranës duke përshkruar situatën aktuale në institucionin tonë. Rezultat i projektit do të jetë krijimi i një platforme eksperimentale. Do të jetë një databazë e frymëzuar nga ajo italiane, me të gjitha informacionet e saj në të, partnerët shqiptarë dhe malazezë do të ngarkojnë një mostër prej 100 kompanive, me të gjitha informatat që gjenden në sistem, për të ilustruar vendimmarrësit politikë rëndësinë e një reforme që imiton modelin italian, një nga mënyrat më efektive dhe efikase në botë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.