BIOECO-R.D.I
Emri i projektit: BIO-EKOnomia me bazë kërkimin shkencor dhe inovacionin
Akronimi i projektit : BIOECO-RDI
Kohëzgjatja : 24 muaj ( 01/01/2018 – 31/12/2019 )
Prioriteti i Programit: Rajoni inovativ dhe i zgjuar
Objektivi specifik prioritar : Mbështetja e zhvillimit të një sistemi rajonal të inovacionit për zonën Adriatik-Jon
Objektivat specifike:
- Sistemi Rajonal i Inovacionit për Bio-Ekonominë
- Integrimi ndër-nacional i aktorëve të bio-ekonomisë
- Politikat e mbështetjes së bio-ekonomisë
Partner lider: Agjencia Rajonale e Zhvillimit Ekonomik – Umbria (ITALI)
Partnerët:
Instituti Kombëtar i Kimisë (SLLOVENI)
Instituti “Ruđer Boškoviç” (KROACI)
Rajoni i Maqedonisë Perëndimore (GREQI)
Alma Mons Ltd Novi Sad (SERBI)
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë – Tiranë (SHQIPËRI)
Përshkrimi Projektit:
Rajoni ADRION ka një potencial biomase të pashfrytëzuar që gjenerohet nga mbetjet bujqësore, të peshkimit dhe pylltarisë. Sipërmarrjet që operojnë në sektorë të tillë po vuajnë vonesat në qasjen ndaj konvertimit të gjelbërt, multi-funksionimin, inovacionin e teknologjisë, integrimin ndërsektorial.
Në këtë këndvështrim, BIOECO-RDI ka si qëllim zhvillimin e një sistemi inovacioni rajonal për zonën Adriatik-Jon një sistem rajonal inovacioni për Adriatik-Jon, bazuar në një sector të strukturar të bioekonomisë përmes zhvillimit të një strategjie inovacioni në nivel rajonal dhe ndërkombëtar e cila do të përmirësojë situatën:
- duke krijuar një rrjeti ndërmjet rajoneve Adrion, sipërmarrjes dhe akademisë për kërkimin bashkëpunues, transferimin e njohurive dhe zhvillimit të aftësive.
- duke mbështetur sipërmarrjen dhe klasterat në procesin e tranzicionit drejt një modeli industrial me një nivel më të lartë inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar
- duke rritur integrimin mes klasterave të kimisë së gjelbërt dhe agro-ushqimore sipas nje qasjeje të ekonomisë qarkulluese.
- duke krijuar një treg Adriatik-Jon me produkte me bazë Bio
- duke aktivizuar një proces të mësuarit mes rajoneve me nivele të ndryshme pabarazish rajonale
Objektivi i përgjithshëm: Zhvillimi i një Sistemi Rajonal Inovacioni për zonën Adriatik-Jon bazuar në sektorin e strukturuar të Bio-ekonomisë përmes zhvillimit të një strategjie inovacioni me bazë kërkimin dhe inovacionin ne nivel rajonal dhe transnacional, bazuar në aplikimin e teknologjive kimike të gjelbërta, bashkëpunimin ndërkombëtar të aktorëve për kërkimin dhe inovacionin, integrimin ndërsektorial.
Objektivat specifike:
- Promovimi i bio-ekonomisë si një fushë kyçe për sistemin e inovacionit rajonal dhe ndër-nacional dhe nxitjen e shpërndarjes dhe nxënies së kërkimit dhe inovacionit.
- Promovimi i integrimit ndër-nacional mes bizneseve, përdoruesve, akademisë dhe administrimit me qëllim zhvillimin e iniciativave bashkëpunuese .
- Përmirësimi i kushteve nën këndvështrimin politik, teknologjik dhe industrial për përmirësimin e nivelit të kërkimit dhe inovacionit të bioekonomisë dhe maturimit të klasterave të bioekonomisë dhe mbështetjes për rritjen e tregut të produkteve me bazë bio.
Aktivitetet kryesore :
WP 1 Menaxhimi i projektit;
WP 2 Hartimi i Strategjisë së BIO-EKOnomisë me bazë kërkimin dhe inovacion
WP 3 Veprime pilot
WP 4 Ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi
WP 5 Komunikim
Rezultatet kryesore:
– Zbatimi i një sistemi rajonal dhe ndërkombëtar bazuar në sistemin e inovacionit rajonal dhe ndërkombëtar të BIO-emonomisë bazuar në strategji për kërkimin dhe inovacionin që kanë si qëllim përmirësimin e nivelit rajonal të kërkimit dhe inovacionit dhe maturimin e biznesit të bioekonomisë.
– Krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm ndër-nacional të bioekonomisë të përbërë nga rajonet, sipërmarrja dhe academia me qëllim zhvillimin e iniciativave të bashkëpunimit.
– Aktivizimi i një procesi dialogu institucional me autoritetet publike kombëtare dhe rajonale me qëllim adaptimin e një strategjie rajonale për bioekonominë.
Outputet kryesore:
- Strategjia rajonale BIOECO-RDI
- Strategjia ndërkombëtare e BIOECO-RDI
- Shërbim për ndërmarrjet për inovacionin e produktit dhe procesit
- Rrjeti i bashkëpunimit ndërkombëtar i BIO-Ekonomisë me bazë kërkimin dhe inovacionin
- Strategjia e ngritjes së kapaciteteve
- Materialet e komunikimit
Projekti mbështetetet nga Programi Interreg ADRION dhe financohet nga Fondi Rajonal Evropian i Zhvillimit dhe fondi IPA II.