BËHUNI PJESË E PLATFORMËS KUJDESI DHE INDUSTRIA BASHKË KUNDËR KORONËS CARE & INDUSTRY TOGETHER AGAINST CORONA

BËHUNI PJESË E PLATFORMËS KUJDESI DHE INDUSTRIA BASHKË KUNDËR KORONËS CARE & INDUSTRY TOGETHER AGAINST CORONA

BËHUNI PJESË E PLATFORMËS KUJDESI DHE INDUSTRIA BASHKË KUNDËR KORONËS CARE & INDUSTRY TOGETHER AGAINST CORONA

Platforma “Care & Industry together against CORONA” mundësuar nga Kujdesi – Qeveria dhe E.E.N e Flandrisë si pjesë e platformës së madhe E.E.N është tashmë aktive në 23 shtete me suportin e afro 100 kolegëve të E.E.N si bashkë-organizatorë mes të cilëve dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë .

Kjo platformë vjen si zgjidhje ndaj sfidave me të cilat po përballemi në kushtet e Covid-19.

Ajo mbështet kompanitë dhe akademinë për t’u lidhur me organizatat e kujdesit shëndetësor brenda E.E.N – Tek Sektori i Kujdesit Shëndetësor. Shërbimet që ofron janë të rëndësishme për të ofruar zgjidhje jo vetëm për nevojat urgjente por gjithashtu për të përgatitur mbështetjen e nevojshme për pandeminë.

Në platformë mblidhen bashkë aktorë të ndryshëm në Evropë për të:

  • vendosur kontakte dhe nxitur ndërveprimin ndërmjet kujdesit shëndetësor, industrisë, organizatave mbështetëse, qeverisë, akademisë etj.
  • përputhur ofertat dhe kërkesat
  • shkëmbyer njohuri dhe qasje
  • mbledhur dhe shfaqur inciativa

Temat e platformës janë:

  • Mallrat e Konsumit (Parandalimi/Diagnostifikimi/Trajtimi/Rehabilitimi)
  • Diagnostifikimi (Teknologjia Biomjekësore/Mjekësore)
  • Mjekësia e Urgjencës/Pajisjet e Shpëtimit
  • Pajisjet Spitalore dhe Kujdesi
  • Higjena, Sterilizimi, Dezinfektimi
  • Imazheria
  • Teknologjia e Informacionit
  • Teknologjia e Komunikimit
  • Mjekësia Intensive, Anesteziologjia, Respirimi
  • Teknologji Laboratorike
  • Fizioterapi
  • Terapia dhe Mjekësia fizike
  • Teknologjia e Lojrave
  • Koha e Lirë
  • Masat dhe Mbështetja ndaj Koronës etj.

Ftojmë kompaninë tuaj për t’u bërë pjesë e platformës për të përfituar shërbimet e saj!

Për asistencë si mund të bëheni pjesë e platformës, ju lutem kontaktoni pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Koordinatorin e Projektit E.E.N përmes:

E-mail: arbi_hoxha@cci.al

Dhoma  e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të jetë në shërbimin tuaj për t’ju mbështetur me informacion si dhe për t’ju ndihmuar në kërkimin dhe identifikimin e partnerit (partnerëve) të mundshëm si dhe për t’ju prezantuar nismat më të përshtatshme.

https://care-industry-together-against-corona.b2match.io/

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.