“Balkan Ideas Network” për inovacion të qëndrueshëm në sektorin e Agro-ushqimit “Balkanet”
Vizitë Virtuale në Terren
10 Shtator 2020
Tiranë, SHQIPËRI
Në ditën e parë të takimit të projektit Balkanet, të zhvilluar përmes aplikacionit Zoom, u prezantuan online shembuj të mirë në fushën e agrobiznesit dhe përvojat e tyre. Takimi u hap nga fjalimi i Albana Laknori; Sekretare e Përgjithshme e DHTIT, ku shpjegoi rolin dhe qëllimet e Dhomës së Tregtisë Tiranë, vështirësitë gjatë COVID 19, etj.
Adela Myftari, menaxherja e projektit e DHTIT, dha disa shpjegime të përgjithshme në lidhje me procesin e projektit.
Aurora Sulce, gazetare e A2 CNN në Tiranë, foli për situatën dhe mundësitë e agroturizmit shqiptar, duke thënë se agro-sektori përfaqëson 20% të GDP-së dhe vetëm 2% e GDP-së është mbështetja që qeveria po i jep këtij sektori. Për më tëpër pandemia Covid 19 ka shtyrë kompanitë të gjejnë mënyra inovative për të zhvilluar biznesin e tyre, si bimë bio, bimë mjekësore dhe shitje në internet, ato që diversifikojnë burimet.
Vizitat virtuale në terren vijuan me prezantimin e videove nga biznesi shqiptar i agroturizmit, Uka Farm në Tiranë dhe ferma Grand Albanik e cila ndodhet në Këlcyrë të qytetit të Përmetit.
Uka Farm u themelua në vitin 1996 nga ish Ministri i Bujqësisë Rexhep Uka, i cili filloi kultivimin organik të produkteve bujqësore në një pjesë të vogël toke. Djali i tij Flori, një prodhues i stërvitur i verës dhe kuzhinier amator i spikatur, tani është forca lëvizëse pas restorantit. Klientët mund të shijojnë perime të freskëta, me aromë dhe djathë me burim lokal, mish dhe verë shtëpie cilësore. Uka Farm ndodhet në rrugën që të con për në aeroport.
Link: Uka Farm
Grand Albanik Farm është një aktivitet agro dhe ekoturistik që operon në Luginën e Deshnicës në Këlcyrë për më shumë se 3 vjet. Ferma zbaton parimet e permakulturës në hortikulturë dhe mbron dhe pasuron biodiversitetin. Në fermë ka një bar – restorant që zbaton kryesisht kuzhinën tradicionale të zonës dhe specialitetet franceze por produktet bazë janë 100% e fermës ose familjeve bujqësore përreth saj me të cilat bashkëpunon ngushtë. Akomodimi përbëhet nga 3 dhoma familjare me një kapacitet prej 4, 5 dhe 6 shtretër. Aktivitetet që mund të zhvillohen janë: Hiking, Yoga, çiklizëm, kalërim, kamping dhe piknik në natyrë, plazh në lumenjtë dhe liqenet përreth, peshkim, kanoe, kurs gatimi, njohje me florën e egër, kopshtari, etj. Brenda fermës ekziston edhe një BIO-Boutique me produkte ushqimore tradicionale të zonës dhe dhjetra lloje çajrash bimorë.
Link: Grand Albanik Farm
Pas një turneu virtual në fermën Grand Albanik, pronarja e fermës, Elona Bejo foli për aktivitetin, vështirësitë me të cilat përballen gjatë Pandemisë dhe mënyrën se si po merren me situatën aktuale.
Pas bizneseve shqiptare, përfaqësuesit grekë prezantuan turneun e tyre virtual në kompaninë Μιχαλόπουλος të prodhimit të makaronave dhe spagetit dhe gjithashtu fermën Ilia që merret me prodhimin e produkteve të qumështit, si dhe produkteve të tjera bujqësore bio.
Kompania Michalopoulos: https://ëëë.facebook.com/ZymarikaMichalopoulos/
Ferma Ilias: https://ëëë.facebook.com/%CE%A6%CE%91%CE%A1%CE%9C%CE%91-%CE%97%CE%9B%CE%95%CE%99%CE%91%CE%A3-545272625509749
Më pas përfaqësues të bizneseve shqiptare, biznese pjesëmarrëse në vizitën në terren dhe përfaqësues në projekt diskutuan me njëri tjetrin lidhur me bizneset e tyre, kryesisht për problemet me të cilat janë hasur përgjatë COVID-19 dhe mënyrën sesi po vazhdojnë të operojnë me qëllim që të bëjnë bzinesin e tyre të qëndrueshëm.
Pas takimit B2B, anëtarët diskutuan rreth konkluzioneve të ditës së parë të vizitave virtuale në terren dhe rreth mundësive të ndryshme rrjetëzimi mes përfaqësuesve të bizneseve shqiptare dhe atyre greke.
Qëllimet kryesore të takimit ishim:
- Mbështetja për ferma të qëndrueshme dhe inovative
- Rritja e konkurrencës dhe ekstroversionit
- Përqëndrimi në kërkime, teknologji dhe bujqësi të zgjuar.
- Përmirësimi i pozitës së fermerëve në zinxhirin e vlerës.
- Kontribuimi në migrimin e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtja e biodiversitetit duke promovuar menaxhimin efektiv të kërkimit.
- Përshtatja e trendeve moderne të konsumatorit në fushën e bujqësisë.
Takimi Final
11 Shtator 2020
Tiranë, SHQIPËRI
Takimi final u hap nga Albana Laknori, Sekretare e Përgjithshme e CCIT, ku ajo foli për takimin virtual të organizuar ditën e parë. Anëtarët e projektit vazhduan me diskutimet mbi prezantimet e rezultateve të projektit, përshtypjet e tyre në përmbushjen e qëllimeve, etj.
Z. Dimitrios Bakalis, përfaqësues i Dhomës Ilia, e cila është Partneri Lider i projektit Ballkanet, bëri një prezantim në lidhje me qëllimet, objektivat dhe arritjet kryesore të projektit.
Të gjithë partnerët e elaboruan atë dhe u shprehën angazhimin e tyre maksimal të vazhdojnë të përfitojnë nga rezultatet pozitive dhe efektet e projektit.