Auditimi

Auditimi

Auditimi

Data: 30 Shtator – 1 Tetor 2020

Orari: 09:30 – 13:30

 

QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT:

Ky trajnim do te prezantohet ne pjese te ndryshme dhe te gjitha se bashku do te mbulojne nje game te gjere temash interesante, duke perfshire praktiken e auditimit te brendshem, aftesite dhe pergjegjesite ne raste mashtrimi, si edhe do të ketë një fokus të dedikuar për veprimtarinë e auditimit të brendshëm, rreziqet, kontrollin sebashku me praktikat e kerkuara per planifikim dhe mbikqyrjen e angazhimeve të auditimit të brendshëm. Nëpërmjet shembujve praktike dhe te dhenave per studim ky trajnim do tju ofroje nje menyre interaktive per te shqyrtuar dhe testuar njohurite tuaja duke i krahasuar ato me praktiken.


Kush mund të përfitojë:

Përfituesit janë përfaqësues të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme ose drejtues burimesh njerëzore.


METODOLOGJIA:

Një workshop-trajnim 2-ditor prej 4 orësh në ditë.
Prezantime, diskutime në grup, punë në grup dhe prezantime nga grupet.
Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit.
Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.


PROGRAMI:

• Qëllimi i auditimit, misioni. Auditimi dhe shërbimet e sigurisë: konceptet themelore.
• Standartet profesionale te auditit.
• Kontrolli i brendshëm: konceptet themelore dhe elementët përbërës. Tiparet e kontrollit brendshem, llojet, standardet.
• Auditimi i brendshëm: konceptet themelore. Standarded e auditimit te brendshëm dhe Kodi etik.
• Materialiteti dhe vleresimi i riskut.
• Planifikimi, procesi dhe përmasat e auditimit.
• Shënim: Shembujt do të formulohen mbi bazën e informacionit të detajuar mbi secilin pjesëmarrës për t’iu përshtatur nevojave të pjesëmarrësve.


Lektore: Vjollca Karapici (Ibrahimi)

Prof. Dr Vjollca Karapici mban titullin “Prof. Dr.“ dhe është pedagoge prej 40 vitesh pranë Departamentit të Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës. Eshte diplomuar për Financë-Kontabilitet pranë Universitetit të Tiranës. Ka marrë gradën shkencore doktor (Ph.D) në kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.
Ka kryer një sërë trajnimesh profesionale dhe akademike brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 1991, pranë universiteteve perëndimore si në Itali, SHBA, Austri, Gjermani, Rusi, Greqi, etj. Ka eksperiencë të gjerë profesionale si anëtare e bordeve dhe komisioneve të ndryshme si: Nën kryetare dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit të Certifikimit të Audituesve të Brendshëm, Zv. Presidente e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, Anëtare e Komitetit Kombëtar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar në Ministrinë e Financës, Anëtare e Komitetit të Auditimit të Brendshëm në Bankën INTESA-SANPAOLO Shqipëri, Anëtare e bordit të AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve të Brendshëm). Kryetare e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG”, SH.A.Shqipëri. Eksperte e Jashtme në Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH).
Në fushën aplikative të profesionit kontabël, ka marrë titullin për ushtrimin e profesioneve të lira, Kontabiliste e Miratuar (KM).
Ka një aktivitet të konsiderueshëm shkencor ku mund të përmenden 4 tekse mësimore për nivelin universitar dhe 3 tekse për nivelin e shkollës së mesme. Kontributi në
Departamentin e Kontabilitetit ka qenë në drejtimet e kontabilitetit, te analizës së pasqyrave financiare dhe në fushën e auditimit dhe kontrollit. Ka marrë pjesë me referime e kumtesa në shumë konferenca e simpoziume ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe ka botuar mjaft artikuj në revista ndërkombëtare dhe kombëtare.


Pagesa:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 7500 leke , ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Për t’u regjistruar plotesoni formularin e aplikimit nepermjet linkut =>

Afati i fundi i aplikimit është data 28 Shtator 2020.


Kontakt: Adela Myftari

Tel: +355 (0) 45800934
E-mail: Adela_myftari@cci.al

Share this post