Auditim i Brendshem
Lektore: Prof. Dr. Vjollca Karapici
Data: 23-24 Tetor 2018
Orari:10:00-13:00
QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT
Ky trajnim do te prezantohet ne pjese te ndryshme dhe te gjitha se bashku do te mbulojne nje game te gjere temash interesante, duke perfshire praktiken e auditimit te brendshem, aftesite dhe pergjegjesite ne raste mashtrimi, si edhe do të ketë një fokus të dedikuar për veprimtarinë e auditimit të brendshëm, rreziqet, kontrollin sebashku me praktikat e kerkuara per planifikim dhe mbikqyrjen e angazhimeve të auditimit të brendshëm. Nëpërmjet shembujve praktike dhe te dhenave per studim ky trajnim do tju ofroje nje menyre interaktive per te shqyrtuar dhe testuar njohurite tuaja duke i krahasuar ato me praktiken.
KUSH MUND TE PERFITOJE
Përfituesit janë përfaqësues të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme ose drejtues burimesh njerëzore.
METODOLOGJIA
Një workshop-trajnim 2-ditor prej 3 orësh në ditë (nga 10.00 -13:00 pm)
Prezantime, diskutime në grup, punë në grup dhe prezantime nga grupet.
Përdorimi I rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit.
Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.
Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
LEKTORE: Znj. Vjollca Karapici
Znj. Karapici mban titujt “Prof. Dr.” dhene nga Komisjoni i Vlerësimit të Titujve Akademik, pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, “Profesor i Asociuar”, dhene nga “Komiteti i Shkences e Teknologjise”, Shqiperi, Doktor i Shkencave Ekonomike” si edhe “Kandidat i Shkencave Ekonomike”. Me nje eksperience te zgjeruar ne fushen e kontabilitetit Prof. Dr. Vjollca KARAPICI eshte anëtare e Keshillit te “Profesoreve” ne Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranes, anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, anetare e Bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Auditorëve të Brendshëm) si edhe antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi. Prof. Dr. Vjollca KARAPICI eshte autore e shume teksteve mbi Auditimin, Analiza financiare, Kontabilitetin e nderrmarrjeve ekonomike si edhe e Kumtesave ne Konferenca Shkencore Nerkombetare dhe Kombetare te botuara. Eshte autore e artikujve shkencore Nderkombetare dhe Kombetare etj.
PROGRAMI:
- Qëllimi i auditimit, misioni. Auditimi dhe shërbimet e sigurisë: konceptet themelore.
- Standartet profesionale te auditit.
- Kontrolli i brendshëm: konceptet themelore dhe elementët përbërës. Tiparet e kontrollit brendshem, llojet, standardet.
- Auditimi i brendshëm: konceptet themelore. Standarded e auditimit te brendshëm dhe Kodi etik.
- Materialiteti dhe vleresimi i riskut.
- Planifikimi, procesi dhe përmasat e auditimit.
- Shënim: Shembujt do të formulohen mbi bazën e informacionit të detajuar mbi secilin pjesëmarrës për t’iu përshtatur nevojave të pjesëmarrësve.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit perpara dates 23 tetor 2018. Formular Aplikimi
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
Email: ornela_sulce@cci.al