Auditi Ligjor i Shoqërive Tregtare
Lektor: Ledio Milkani – Avokat dhe Konsulent Ligjor Biznesi
29-30 Mars
QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT
Pjesëmarrësit do të jenë të aftë që në përfundim të trajnimit të kuptojnë dhe të përdorin në punën e tyre:
- Rëndësinë e auditit ligjor në një shoqëri tregtare
- Procesin e kryerjes së auditimit në çdo fazë të funskionimit të biznesit
- Fazat e rëndësishme të kryrjes së këtij proçesi kyç në të tashmen dhe në të ardhmen e një biznesi, për parandalimin e problematikave që mund t’u lindin shoqërive në veprimtarinë e tyre të përditshme
- Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të njohin dokumentacionin që duhet të auditojnë, përmbajtjen dhe formën e tij, kohën dhe mënyrat e përmirësimit
- Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me dokumentacionin ligjor të nevojshëm në fusha dhe veprimtari të ndyshme biznesi
- Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me dokumentacionin ligjor që duhet në fazat e ndryshme të veprimtarisë së biznesit, marrëdhëniet e brendshme të ortakëve, dokumentacionin e veprimtarisë se organeve drejtuese, si: krijimi, funksionimi, marrëdhëniet kontraktuale me të tretët, marrëdhëniet me administratën publike (dokumentacioni për licensimet dhe inspektimet), marrëdhëniet e punës, aspektet fiskale të bashkëpunimeve të ndryshme, situatat konfliktuale ose gjyqësore, etj.
METODOLOGJIA
Një trajnim dyditor prej 4 orësh në ditë (15:30-19:30). Prezantime, diskutime dhe punë në grup. Një qasje ku lektori dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.
KUSH MUND TË PËRFITOJË
Përfituesit e trajnimit janë juristë të shoqërive tregtare, administratorë të tyre, persona fizikë, të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme, drejtues burimesh njerëzore, ekonomistë shoqërish tregtare, si dhe studentë apo të diplomuar në fushën e drejtësisë apo ekonomikut, për të krijuar një këndvështrim praktik mbi rëndësinë e auditit ligjor në shoqëritë tregtare.
PËRSHKRIMI I PROGRAMIT
Dita e parë
- Rëndësia e auditit ligjor, reziqet potenciale dhe veprimet pas auditit
- Rastet kur duhet të kryhet
- Rregullat për auditin ligjor & skema e auditit
- Problematikat nga praktika
- Auditi ligjor i themelimit dhe regjistrimit (shpk & sha)
- Auditi i ligjor i funksionimit të brendshëm dhe organeve drejtuese (shpk & sha)
- Auditi ligjor i licensimit dhe inspektimeve
- (Raste praktike, shembuj dhe diskutime)
Dita e dytë
- Auditi ligjor i aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme
- Auditi i ligjor bashkëpunimit me të tretët
- Auditi ligjor kontraktual
- Auditi ligjor i marrëdhënieve të punës
- Auditi i ligjor konflikteve tregtare ose gjyqësore
- Auditi i ligjor dokumentacionit të veprimtarive tregtare të ndryshme
- Auditi ligjor i pronësisë intelektuale
- Auditi ligjor & financiar për taksa, tarifa vendore dhe kombëtare
- (Raste praktike, shembuj dhe diskutime)
PROFILI I LEKTORIT
Ledio Milkani (Avokat & Konsulent Ligjor për Shoqëritë Tregtare)
Ledio Milkani, themelues dhe administrator i “Praktikë Juridike”, ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit, i diplomuar si MSC për Shkenca Juridike. Ka punuar si ekspert ligjor në administratën publike, si dhe në disa institucione qendrore.
Prej vitit 2006 ka ushtruar veprimtarinë si Këshilltar Ligjor dhe Biznesi për shoqëri tregtare të ndryshme dhe grupe kompanish. Ka qenë ekspert ligjor i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, si dhe organizatave të ndryshme të punëdhënësve.
Ka qenë pjesë e bordeve drejtuese në shoqëri të ndryshme tregtare, përfaqësues aksionarësh dhe ortakësh në shoqëri të ndryshme.
Për t’u regjistruar, ju lutem plotësoni “Formularin e Aplikimit”
Ajsela TELI
Drejtuese Trajnimesh
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| ëeb: www.cci.al