Arti i të hartuarit të kontratës
Eksperte Ndërkombëtare
Lektore: Av. Fabiola Ismaili
DATAT: 22-24 Mars
ORA: 16:00-19:00
Përshkrimi i trajnimit:
Në këtë trajnim dyditor do të trajtohen çështje lidhur me bisedimet paraprake për lidhjen e një kontrate në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe aspektet thelbësore të kontratave të ndryshme.
Programi:
1) Kushtet dhe fazat për lidhjen e një kontrate
2) Rëndësia e negociatave paraprake për lidhjen e një kontrate
3) Efektet dhe interpretimi i një kontrate
4) Llojet kryesore të kontratave që përdoren nga Shoqëritë Tregtare
5) Kontrata ndërkombëtare dhe identifikimi i ligjit të zbatueshëm
6) Llojet kryesore të Kontratave Ndërkombëtare
7) Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në Kontratat Ndërkombëtare
8) Detyrimi i palëve të treta për të dhënë informacion
Metodologjia:
Përmes prezantimeve dhe diskutimeve në grup, do të ofrohet mundësia që trajnuesit dhe pjesëmarrësit të ndajnë eksperiencat e tyre.
Të pranishmit në këtë trajnim do të inkurajohen gjithashtu të diskutojnë raste praktike për të cilat kanë njohuri apo të diskutojnë mbi problemet që mund të lindin gjatë lidhjes së kontratave.
Lektor:
Av. Fabiola Ismaili është avokate në Shqipëri prej 2007 dhe praktikante e abilituar në Itali prej gati 10 vitesh. Me eksperiencë shumëvjeçare në të drejtën civile në të dyja vendet. Kohët e fundit ka themeluar kompaninë e saj nëpërmjet të cilës i ofrohet konsulencë ligjore dhe fiskale kompanive italiane dhe shqiptare që dëshirojnë të investojnë në të dyja shtetet. Përveç praktikes ligjore ka qenë administratore e dy kompanive italiane që merren me investime në fushën e pasurive të paluajtshme dhe kartolarizimin e kredive. Në vitet e fundit, Av.Isamili ka qenë referuese në kurse formimi si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri, duke trajtuar tema që kanë të bëjnë me të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare apo Administrimin e Bizneseve.
Objektivat:
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:
1.Të rrisin ekspertizën profesionale rreth kontratës dhe asaj ndërkombëtare, specifikat e saj, klauzolat e posaçme dhe karakteristikat e tjera;
2.Të thellojnë njohuritë rreth llojeve dhe karakteristikave të kontratës;
3.Të përmirësojnë lidhjen e një kontrate në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
4.Të aplikojnë saktë procedurat ligjore në mbrojtje të të drejtave të palëve afariste, në kontekstet që rrjedhin nga mospërmbushja e këtyre kontratave;
5.Të zgjidhin mosmarrëveshjet ndërkombëtare.
Afati i Aplikimit:
21 Mars
Certifikatë:
Të gjithë pjesëmarrësit në fund të kursit do të pajisen me certifikatë.
Vendi i mbajtjes:
Trajnimi do të organizohet te Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë – Salla e Trajnimeve
Për më shumë informacion, ju lutem plotësoni formularin:
>> Si të hartojmë një kontratë
Faleminderit!
Me respekt
Ajsela TELI
Drejtuese e Trajnimeve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al