ANGLISHTE LIGJORE PROFESIONALE
Data: 25, 26, 27 Qershor 2019
Orari: 17:00 – 20:00
Vendi: Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane
Teksa Gjuha Angleze është shndërruar në lingua franca për shumë industri të rëndësishmë, përfshirë ato tregtare, kompjuterike, ligjore etj, edhe kompanitë shqiptare shpesh operojnë në gjuhën angleze për të negociuar apo lidhur marrëveshje me partnerë ndërkombëtar. Si rrjedhojë, aftësia për të përdorur Anglishten Ligjore me kompetencë dhe besueshmëri është kthyer në domosdoshmëri për juristët të cilët punojnë në një mjedis ndërkombëtar dhe me klient të huaj.
Trajnimi tre ditor i Anglishtes Ligjore Profesionale i organizuar nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane, është përshtatur specifikisht për të aplikuar në praktikë këto aftësi ligjore gjuhësore. Trajnimi është hartuar për të përmirësuar shkrimin ligjor dhe aftësinë e të folurit në terminologji ligjore, si dhe për të zgjeruar fjalorin tuaj ligor.
Në drejtimin e lektores anglisht folëse, do të angazhoheni në ushtrime që ju aftësojnë drejt zgjidhjes së situatave që lindin në praktikën tuaj ligjore dhe do të mësoni sesi të përdorni me kompetencë dhe besueshmëri aftësitë tuaja ligjore në fushën tuaj profesionale. Këto aftësi do të rrisin besimin tuaj në përdorimin e Anglishtes Ligjore.
Këto ushtrime përfshinë terminologji nga praktika ligjore duke ju mundësuar të zhvilloni njohuritë tuaja në Anglishten Ligjore.
Mbetemi të hapur për t’ju përshtatur nevojave tuaja gjuhësore specifike, ndaj kur të aplikoni ju lutemi të na informoni paraprakisht!
Programi i trajnimit:
- Profesioni Ligjor (Legal Profession)
- Shkrimi Ligjor (Legal Writing)
- Gjuha dhe Hartimi i Kontratave (Contract Language and Contract Drafting)
- Gjuha e përdorur në Procesin Gjyqësor Civil (Language of Civil litigation)
- Gjuha e të Drejtës së Punës (Language of Employment Law)
- Praktikë Gramatikore (Grammar Practice)
Fokusi Gjuhësor
- Trajnimi i gjuhës angleze ligjore profesionale
Fokusi Ligjor
- Përmbledhje dhe shembuj të terminologjisë ligjore në gjuhën angleze.
Audienca e targetuar
Kursi i drejtohet:
- juristëve në firma ligjore, profesionistëve ligjorë, juristëve të cilët punojnë në administratën publike ose në gjykatë,
- të cilët kanë njohuri të përgjithshmë të gjuhës angleze
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës. Pagesa me zbritje vetem per keto data.
Në fund të trajnimit do të pajiseni me certifikatë pjesëmarrje.
*Pagesa e bërë nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të trajnimit!*
Pjesëmarrja në trajnim është e detyrueshme në masën 70%!
Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit brënda datës 24 Qershor 2019.
Kontakt: Znj. Meggi Zhugli
Cel: + 355 (0) 68 671 5167
E-mail: meggi_zhugli@cci.al