Anglishte KOMUNIKIMI

Trajnim: Kodi i Punës

Anglishte KOMUNIKIMI

Rikthehet trajnimi i Anglishtes së Komunikimit për të rritur, me tarifë të zbritur që ofrohet vetëm njëherë.

Datat: 13 & 14 Shtator 2018

Orari: 4:30-8:30 p.m (për të dyja ditët)

Vendi organizimit: Dhoma e Tregisë dhe e Industrisë e Tiranës

 

Trajnimi i Anglishtes së Komunikimit, është një nga trajnimet më të suksesshme të Gjuhës Angleze të organizuara pranë Dhomës së Tregtisë që ka për qëllim të pajis individët me aftësitë efektive të komunikimit. Ju mëson sesi mund ti adresoheni njerëzve në situta të ndryshme, si një pjesë e rëndësishme e përsosjes së imazhit tuaj profesional. Ky kurs praktik 2 ditor komunikimi është hartuar për të përmirësuar aftësitë komunikuese të pjesëmarrësve.

Për të ndërtuar mbi këto aftësi, pjesëmarrësit duhet të eksplorojnë mënyrat në të cilat njerëzit lidhen me njëri-tjetrin dhe të menaxhojnë emocionet që lindin në situata të vështira. Fokusi ynë është të përforcojmë vazhdimisht besimin duke u përqendruar në atë cfarë duhet për individin. Trajnimi organizohet në gjuhën angleze në bashkëpunim me trajuese amerikane.

 Objektivat e trajnimit:

  • Përmirësimi i aftësive komunikuese në gjuhën angleze
  • Prezantimi i një fjalori sa më të gjërë dhe efektiv
  • Përdorimi i gjuhës së fuqishme dhe krijimi i mesazheve të qarta dhe imponuese në gjuhën angleze
  • Zhvillimi dhe përmirësimi i aftësive të të folurit

-Zbehja dallimeve kulturore, stereotipeve dhe supozimeve

-Menaxhimi i situatave/mesazheve të vështira dhe trajtimi i krizave

– Ndërtimi i besimit

Kohëzgjatja e trajnimit:

Ky kurs trajnimi do të organizohet për një periudhe kohe 2 ditore Të gjithë materialet e trajnimit do të vihen në dispozicion nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës, si dhe pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën e pjesëmarrjes në fund të trajnimit.

Tarifa e pjesëmarrjes: 50 EURO

Programi:

-Prezantimi i vetes si profesionist

-Të flisni për punën/kompaninë tuaj

-Menaxhimi i problemeve, mesazheve dhe përballimi i krizave (Negocimi)

-Lënia e takimeve

-Shkrimi i e-maileve (i fokusuar në fjalor të ri)

-Bisedat e vogla/Small talk (në lidhje me komunikimin kulturor)

– Përdorimi i gjuhës së fuqishme dhe krijimi i mesazheve të qarta dhe imponuese (gjithashtu këtu zbatohet komunikimi ndërkulturor)

-Ndërtimi i besimit

-Pikat e forta të komunikimit

Për tu regjistruar, ju lutem plotësoni formularin e aplikimit brenda datës 12 Shtator 2018:  Formular Aplikimi

Afati i fundit i kryerjes së pagesës është data 12 Shtator 2018.

*Pagesa e bërë nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të trajnimit!* 

Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni si më poshtë për infomacione të mëtejshme.

Cel: + 355 (0) 68 671 5167

Tel:  + 355 (0) 45 800 934

E-mail: meggi_zhugli@cci.al

 

 

Share this post