ANGLISHTE PER PROFESIONISTET E BIZNESIT
Anglishte për Profesionistët e Biznesit
Kohëzgjatja 17 Tetor – 26 Nentor 2019
Vendi: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
OBJEKTIVI I KURSIT
Ky është një kurs trajnimi i fokusuar në Anglishte Komunikimi për profesionistët e rinj, dhe ata me eksperiencë. Kursi përfshin tematika të ndryshme që përballen profesionistët e biznesit. Trajnimi zhvillohet nga pedagoge te Universitetit te Tiranes. Metoda bazë e testuar nga ne dhe e risjellur për këtë kurs është ‘Survival English’, Macmillan.
Qëllimi i kursit është tu mundësojë pjesëmarrësve komunikim efektiv në gjuhën angleze. Shpesh individët kanë ndjekur kurse të gjuhës angleze, por kur përballen me situata të jetës së përditshme, ata hasin vështirësi në komunkimin e tyre në anglisht. Të tjerë, hasin vështirësi për të lënë një takim, apo për të komunikuar me siguri me një klient në gjuhë të huaj. Ky kurs fokusohet në situata reale dhe i paraqet ato në një kontekst real, që fillon nga si të porosisin një kafe deri tek gjuha e takimeve të punës. Cdo leksion përshkruan një situatë autentike të cilët pjesëmarrësit mund të hasin kur punojnë/ udhëtojnë jashtë vendit. Gjithashtu në këtë kurs përfshihen ndryshimet midis gjuhës angleze të folur në Angli dhe Amerikë, si dhe trajton gjuhën në situata që pjesëmarrësit mund ti hasin në jetën e përditshme: në aeroporte, restorante, sit ë prezantosh veten në punë, etj.
Ky kurs patjetër ka në fokus gramatikën e gjuhës dhe zgjerimin e fjalorit, si dy element thelbësorë për të përsosur gjuhën e huaj, dhe përdorur atë më korrektësi.
KUJT I DREJTOHET
- Të gjithë atyre që u nevojitet gjuha angleze në punën e tyre, si dhe gjatë udhëtimeve.
- Si dhe atyre që duan të kenë njohuri të zgjeruar në nivelin e tyre të komunikimit në gjuhën angleze.
KOHËZGJATJA
Grupet do të jenë të përbëra nga jo më shumë se 8 persona. Kursi përfshin 14 seanca, ku çdo seancë zgjat 90 min. Kurset do të zhvillohen pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Rruga e Kavajës,Nr 6, Tiranë.
Pjesmarrësit në fund të secilit kurs të ndjekur pajisen me çertifikatën përkatëse të pjesëmarrjes.
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në kurs është 120 Euro, me një tarifë të reduktuar.
Për tu regjistruar, ju lutem plotësoni formularin e aplikimit: https://forms.gle/eSRfo1a5AjrpLgVq9
Afati i fundit i kryerjes së pagesës është data 16 Tetor 2019.
*Pagesa e bërë nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të kursit!*
Pjesëmarrja në trajnim është e detyrueshme të paktën në masën 70%!
Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni si më poshtë për infomacione të mëtejshme.
Cel: + 355 (0) 68 671 5167
E-mail: kurse@cci.al