Analiza Financiare

Analiza Financiare

Analiza Financiare

Lektore: PhD. Vjllca Karapici

20-21 Nentor

Orari:09:30-15:30

 

Objektivet e ketij trainimi:

  • Dhenia e njohurive baze ne fushen e analizes se pasqyrave financiare.
  • Aftesimi i te trainuarve per te kuptuar si teknikat e analizes se pasqyrave financiare dhe dhenien e ekspertizes per t’i vene ne zbatim keto teknika.
  • Aftesimi i tyre per te perceptuar mundesite e biznesit dhe per t’ia sugjeruar ato drejtimit te njesise ekonomike apo perdoruesve te ndryshem te informacionit mbi keto njesi.

 

Ky trainim ka per qellim tu mesoje:

  • Qellimi i ketij trainimi është te jape konceptet themelore mbi analizen e pasqyrave financiare, te jape njohuritë bazë në fushën e teorisë si dhe te zgjidhjeve praktike për nevojat e biznesit ne fushen e analizës së pasqyrave financiare. Analiza e pasqyrave financiare luan një rol të rëndësishëm për të gjithe siguruesit dhe përdoruesit e informacionit. Qëllimi i trainimit është pajisja me aftësitë e nevojshme për analizë, per te sugjeruar drejtuesve te njesive ekonomike dhe jo vetem, për të konkuruar në botën e biznesit; të aftësojë ne përdorimin dhe interpretimin e   pasqyrave kryesore financiare; të njohin blloqet kryesore të analizës së pasqyrave financiare si: likuiditetin afat-shkurtër; fluksin e parave dhe parashikimin e tij; strukturën e kapitalit dhe aftësinë paguese; kthimin në kapitalin e investuar; qarkullimin e aktiveve dhe performancën operative, përfitueshmerinë e njesisë ekonomike si dhe te jene te afte te vleresojne njesine ekonomike.

 

Rezultatet e priteshme:

Nepermjet zhvillimit te ketij trainimi synohet te realizohet:

  • Konsolidimi i njohurive te marra mbi analizen e pasqyrave financiare.
  • Dhenia e njohurive me te thelluara mbi ceshtje specifike te analizes se pasqyrave financiare si te kuptuarit e gjendjes financiare te njesise duke studiuar strukturen e kapitalit te njesise ekonomike dhe treguesit e kthimit ne kapital te saj.
  • Ndergjegjesimi per rendesine e te lexuarit te kujdesshem te pasqyrave financiare aktuale dhe perspektive, ne menyre qe te jene te afte te bejne vleresimin e shoqerise.
  • Synohet te kuptohen vecorite e Analizes se Pasqyrave Financiare ne shoqeri te ndryshme si: ndertim, sherbime, industriale, financiare, publike etj.

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.