Analiza financiare në biznes
Datat: 4-5 Mars 2020
Ora: 09:30-13:30
Objektivat e ketij trajnimi:
1. Dhenia e njohurive baze ne fushen e analizes se pasqyrave financiare.
2. Aftesimi i te trainuarve per te kuptuar si teknikat e analizes se pasqyrave financiare dhe dhenien e ekspertizes per t’i vene ne zbatim keto teknika.
3. Aftesimi i tyre per te perceptuar mundesite e biznesit dhe per t’ia sugjeruar ato drejtimit te njesise ekonomike apo perdoruesve te ndryshem te informacionit mbi keto njesi.
.
Ky trajnim ka per qellim t’u mesoje:
Qellimi i ketij trainimi është te jape konceptet themelore mbi analizen e pasqyrave financiare, te jape njohuritë bazë në fushën e teorisë si dhe te zgjidhjeve praktike për nevojat e biznesit ne fushen e analizës së pasqyrave financiare. Analiza e pasqyrave financiare luan një rol të rëndësishëm për të gjithe siguruesit dhe përdoruesit e informacionit. Qëllimi i trainimit është pajisja me aftësitë e nevojshme për analizë, per te sugjeruar drejtuesve te njesive ekonomike dhe jo vetem, për të konkuruar në botën e biznesit; të aftësojë ne përdorimin dhe interpretimin e pasqyrave kryesore financiare; të njohin blloqet kryesore të analizës së pasqyrave financiare si: likuiditetin afat-shkurtër; fluksin e parave dhe parashikimin e tij; strukturën e kapitalit dhe aftësinë paguese; kthimin në kapitalin e investuar; qarkullimin e aktiveve dhe performancën operative, përfitueshmerinë e njesisë ekonomike si dhe te jene te afte te vleresojne njesine ekonomike.
.
Rezultatet e pritshme:
Nepermjet zhvillimit te ketij trainimi synohet te realizohet:
1. Konsolidimi i njohurive te marra mbi analizen e pasqyrave financiare.
2. Dhenia e njohurive me te thelluara mbi ceshtje specifike te analizes se pasqyrave financiare si te kuptuarit e gjendjes financiare te njesise duke studiuar strukturen e kapitalit te njesise ekonomike dhe treguesit e kthimit ne kapital te saj.
3. Ndergjegjesimi per rendesine e te lexuarit te kujdesshem te pasqyrave financiare aktuale dhe perspektive, ne menyre qe te jene te afte te bejne vleresimin e shoqerise.
4. Synohet te kuptohen vecorite e Analizes se Pasqyrave Financiare ne shoqeri te ndryshme si: ndertim, sherbime, industriale, financiare, publike etj.
.
Temat:
1. Hyrje ne Analizen e Pasqyrave financiare.
1.1. Llojet e analizës financiare
A. Analiza e jashtme.
B. Analiza e brendshme.
C. Analiza statike. Analiza e kthimit ne investime, ne kapital, ne aktive. Analiza e riskut. Risku ekonomik. Risku financiar. Likiditeti afatshkurter. Aftesia paguese (AGJ).
D. Analiza dinamike. Analiza e politikes financiare. Pasqyra e Flukseve te Paras. Analiza e rritjes. Pasqyra shumevjeçare e FP.
1.2. Analiza kontabel dhe vlera e brendshme
Procesi i vleresimit dhe rregullimit te pasqyrave financiare per te pasqyruar me mire realitetin ekonomik.
2. Analiza Financiare
Procesi i vleresimit te pozicionit dhe performances financiare duke perdorur pasqyrat financiare.
A. Pasqyrat financiare
Bilanci kontabel. Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve. Pasqyra e fluksit te mjeteve monetare. Pasqyra e kapitalit te pronarit.
3. Analiza e flukseve te mjeteve monetare
Paraqitja e PF Mjeteve Monetare apo PFP. Parimi i ndërtimit të PFP me dy metoda. Lidhja e PFP me Bilancin Kontabel dhe Pasqyren e te Ardhurave. Perdorimi i PFP ne analize, treguesit e PFP dhe analiza e tyre.
4. Analiza e Kredise
A. Analiza e Likuiditetit
Treguesit statik dhe dinamik te likujditetit. Kapitali punues. Llogaritja dhe analiza e kapitalit punues, mjaftueshmëria e tij. Analiza nepermjet raporteve.
B. Aftesia paguese
Struktura e Kapitalin dhe aftesia paguese. Treguesit e Struktures Kapitalit.
5. Analiza e kthimit nga Kapitali i investuar
Përbërësit e kthimit mbi kapitalin e investuar. Kapitali si “Aktivet totale”, si “Borxhi afatgjatë plus kapitalin aksioner”. Treguesit e kthimit mbi Kapitalin Aksioner.
6. Analiza kontabël dhe cilësia e fitimit cilësia e fitimit.
Matja e cilësisë së fitimeve. Analiza e bilancit kontabel mbi cilesine e fitimit. Qëndrueshmëria e fitimit.
.
Lektore: Vjollca Karapici (Ibrahimi)
Prof. Dr Vjollca Karapici mban titullin “Prof. Dr.“ dhe është pedagoge prej 40 vitesh pranë Departamentit të Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës. Eshte diplomuar për Financë-Kontabilitet pranë Universitetit të Tiranës. Ka marrë gradën shkencore doktor (Ph.D) në kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.
Ka kryer një sërë trajnimesh profesionale dhe akademike brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 1991, pranë universiteteve perëndimore si në Itali, SHBA, Austri, Gjermani, Rusi, Greqi, etj. Ka eksperiencë të gjerë profesionale si anëtare e bordeve dhe komisioneve të ndryshme si: Nën kryetare dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit të Certifikimit të Audituesve të Brendshëm, Zv. Presidente e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, Anëtare e Komitetit Kombëtar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar në Ministrinë e Financës, Anëtare e Komitetit të Auditimit të Brendshëm në Bankën INTESA-SANPAOLO Shqipëri, Anëtare e bordit të AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve të Brendshëm). Kryetare e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG”, SH.A.Shqipëri. Eksperte e Jashtme në Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH).
Në fushën aplikative të profesionit kontabël, ka marrë titullin për ushtrimin e profesioneve të lira, Kontabiliste e Miratuar (KM).
Ka një aktivitet të konsiderueshëm shkencor ku mund të përmenden 4 tekse mësimore për nivelin universitar dhe 3 tekse për nivelin e shkollës së mesme. Kontributi në Departamentin e Kontabilitetit ka qenë në drejtimet e kontabilitetit, te analizës së pasqyrave financiare dhe në fushën e auditimit dhe kontrollit. Ka marrë pjesë me referime e kumtesa në shumë konferenca e simpoziume ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe ka botuar mjaft artikuj në revista ndërkombëtare dhe kombëtare.
.
Pagesa:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 7500 leke , ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Per t’u regjistruar plotesoni formularin e aplikimit nepermjet linkut =>
Afati i fundit për kryerjen e pagesës është data 28 Shkurt 2020.
.
Kontakt: Adela Myftari
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: Adela_myftari@cci.al