Analiza e Performancës Financiare

Analiza e Performancës Financiare

Analiza e Performancës Financiare

Lektore: Dr. Rinald Muça

Data: 23-24 Prill 2019

Ora: 09:00-13:30

QËLLIMI I MODULIT

Moduli synon t’iu transmetojë menaxherëve dhe specialistëve të sektorit privat dhe publik njohuritë e nevojshme në fushën e analizës së performancës financiare të entiteteve ekonomike. Njohuritë që jep ky modul janë të mjaftueshme për t’i bërë pjesëmarrësit të aftë për të kuptuar konceptet bashkëkohore në të gjithë sektorët e financave, por sidomos në analizën e performancës financiare të shoqërive tregtare dhe prodhuese. Boshtin e modulit e përbëjnë çështjet integrale financiare, të tilla si: vendimet e investimeve në asete fizike e financiare, të prekshme apo të paprekshme, afatshkurtra dhe afatgjata, vendimet e financimit dhe optimizimit të burimeve financiare duke përdorur konceptet e vlerës në kohë të parasë dhe riskut.

EFEKTET MINIMALE TË PUNËS ME PJESËMARRËSIT

  • Kuptimi logjik i koncepteve bazë të analizimit financiar të shoqërive;
  • Kuptimi teorik dhe praktik i mënyrës së analizimit të flukseve monetare që gjenerojnë projektet e investimeve dhe financimeve;
  • Kuptimi teorik dhe praktik i teknikave që përdoren për analizimin e projekteve të investimeve dhe financimeve;
  • Njohja e konceptit të kostos së kapitalit dhe të strukturës financiare, si dhe aftësimi për të analizuar një strukturat potenciale optimale të kapitalit,
  • Kuptimi dhe analizimi i instrumentave financiare si burime financimi dhe alternativa investimi.

OBJEKTIVAT E KURSIT

  • Përftimi i njohurive mbi konceptet bazë të analizimit financiar të shoqërive,
  • Kuptimi i rëndësisë që kanë për ecurinë e shoqërisë tregtare, analiza e vendimeve mbi investimet afatgjata,
  • Aftësimi për të analizuar e më pas ndërtuar një buxhet optimal të kapitalit, i cili të përmbushë kërkesën për maksimizimin e pasurisë së pronarëve apo mirëqënien e përfituesve,
  • Aftësimi për të analizuar me saktësi koston e kapitalit dhe koston mesatare të ponderuar të kapitalit,
  • Aftësimi për të analizuar e më pas ndërtuar një strukturë optimale të kapitalit, e cila të përmbushë kërkesën për maksimizimin e pasurisë së pronarëve apo mirëqënien e përfituesve,
  • Aftësimi për të kuptuar dhe implementuar indikatorët e matjes së performancës, si formë kontrolli e suksesit të kompanisë.

METODOLOGJIA

Gjatë zhvillimit të modulit theksi vendoset në përsëritjen, kuptimin logjik, konsolidimin e njohurive teorike të marra dhe mbi të gjitha zhvillimin e aftësisë për zbatimin praktik të tyre. Për këtë do të zhvillohen

  • Leksione interaktive;
  • Aplikim të koncepteve përmes ushtrimeve;
  • Punë në softëare kompjuterik për shtrimin e çështjeve financiare dhe zgjidhjen e shpejtë të tyre.
  • Rast studimor

Dita 1.

Koncepte bazë të analizës së performancës financiare

  • vlera në kohë;
  • risku
  • modele të vlerësimit të riskut;
  • aplikimi përmes një softëare të njohur si Microsoft Excel

Dita 2

Analiza e investimeve dhe financimeve me fokus në sektorin privat

  • investimi në asete afatgjata
  • teknikat e analizimit të performancës financiare;
  • financimi i kapitalit të firmës
  • teknikat e analizimit të kostos së ponderuar të kapitalit

TRAJNUESI

Dr. Rinald Muça ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë-Kontabilitet në vitin 2001, duke mbrojtur temën e diplomës “Vlerësimi i performancës së firmës përmes raporteve financiare”.

Në periudhën 2002-2004, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, SHBA, përfundoi Masterin për Administrim Biznesi, duke mbrojtur tezën për vlerësimin e riskut politik në Shqipëri.

Më pas, në vitin 2009 merr titullin “Doktor i Shkencave” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, për punimin “Risku financiar në Shqipëri: Modelet e vlerësimit në tregun bankar”.

Prej 18 vitesh është pedagog i lëndëve “Drejtimi Financiar”, “Drejtimi Financiar Ndërkombëtar” dhe “Modelim financiar” në disa Universitete publike e private në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Nga viti 2012 punon si drejtues i Departamentit të Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

PAGESA

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 7500 lek. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.