Aktivitetet e DHTI-Tiranë në shërbim të mbrojtjes së interesave të biznesit

Aktivitetet e DHTI-Tiranë në shërbim të mbrojtjes së interesave të biznesit

Periudha pandemike, e mandej lufta e Rusisë në Ukrainë, shkaktoi pasoja të mëdha në sipërmarrjet e vendit, duke i sfiduar me barriera dhe pasoja negative të krizës globale.
Pavarësisht sfidave, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ka qenë një tribunë aktive e mbrojtjes së sipërmarrjes, duke ndihmuar në përparimin, mbështetjen dhe promovimin e interesave të biznesit.
Vlen për t’u theksuar angazhimi i lartë i DHTIT në vitin që lamë pas, me forume e misioni biznese, konferenca, takime bilaterale, projekte ndërkombëtare, panaire, ekspozita dhe trajnime, shërbime këto që vijojnë me intensitet të shtuar, me qëllim promovimin e biznesit shqiptar dhe krijimin e mundësive të tyre për t’u zgjeruar në tregje të reja.
DHTIT nuk do të reshtë së përfaqësuari zërin e biznesit dhe interesave të tij në tryezat me qeverinë, institucionet e dialogut publik privat si: KI dhe KKLT etj.
Organizimi i panaireve është një tjetër vlerë e shtuar. Veçojmë “Work and Study”, i cili, pas ndalesës në 21 qytete të vendit, do të përmbyllë rrugëtimin e tij në Tiranë në datat 25 dhe 26 prill me një pjesëmarrje dhe organizim të dedikuar.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.