AGROINNOECO

AGROINNOECO

AGROINNOECO

Emri i projektit:                     EKOSISTEMI I INOVACIONIT NDËRRAJONAL BALKAN MED PËR MATURIMIN DHE INTEGRIMIN E IDEVE SIPËRMARRËSE INOVATORE NË SEKTORIN AGROUSHQIMOR

Akronim i projektit:             AGROINNOECO

Kohëzgjatja:                          24 muaj (01.09.2017 – 31.08.2019)

Objektivi i  Programit:          Aksi Prioritar 1: Sipërmarrja & Inovacioni

Objektivi Tematik. 3: Rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SMEs);

Objektivi Specifik 1.2. Territore Inovatorë I.P. 3d: Mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve të SME-ve për rritjen e tyre në tregjet rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe përfshirja e tyre në proceset inovatore.

Partneri Kryesor:                  Fondi i Zhvillimit Rajonal për Rajonin e Greqisë Perëndimore (GR)

Partnerët:

  • Instituti i Edukimit Teknologjik i Greqisë Perëndimore (GR)
  • Dhoma e Tregtisë e Achaia (GR)
  • Universiteti Teknologjik i Qipros (CY)
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Bullgari (BG)
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (AL)
  • Universiteti i Tiranës (AL)

Përshkrimi i Projektit:

Një nga faktorët kryesorë përcaktues të rritjes së një shoqërie sipërmarrëse është fuqizimi i iniciativave private dhe edukimi i sipërmarrësve të rinj në rrugën e tyre drejt qëndrueshmërisë. Në territorin Ballkan-Mesdhe (BM), ka mjaft individë që dëshirojnë të bëhen sipërmarrës por kanë mangësi në aftësitë dhe njohuritë e të bërit biznes. Gjithashtu, në rajonet e BM ekziston një shkallë e lartë papunësie, veçanërisht për të rinjtë, edhe pse niveli e arritjes së arsimit të lartë është afër mesatares së EU-28 (28.4%). Për rrjedhojë, mundësitë që ofrohen në këto rajone për zhvillimin e SME-ve janë të mëdha dhe përfshijnë iniciativat e BE-së për nxitjen e punësimit, dhe iniciativat për krijimin e lidhjeve ndërmjet inovacionit në kërkimin shkencor dhe sektorit të ndërmarrjeve. Ky projekt me produktet dhe rezultatet e tij do të inkurajojë këto mundësi dhe lidhet direkt me objektivin për të rritur konkurrueshmërinë e SME-ve, për mbështetjen e kapaciteteve të tyre për t’u rritur në tregjet rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe për t’u përfshirë në procese inovatore. Kjo do t’i shërbejë zhvillimit të një ekosistemi te hapur dhe miqesor biznesi, që bazohet në tre shtyllat e “triple helix” që do të lehtësojnë identifikimin, maturimin dhe promovimin e ideve inovatore të sipërmarrjes në sektorin Agroushqimor.  Ky projekt do të përcaktojë metodologjinë, e cila në tërësi është një aplikim eksperimental i një modeli shkencor, që do të testohet dhe do të lehtësojë transferimin e inovacionit në sektorin Agroushqimor (përfshirë Sektorin e agro/akuakulturës). Projekti do të adresojë çështjen e fazës se para-inkubimit në sektorin agroushqimor (përfshirë Agro/Akuakulturës), si një hap i nevojshëm për plotësimin e boshllëkut që ekziston ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe strukturave të zhvillimit, për të lehtësuar transferimin e inovacionit. Para-inkubatorët mund të sigurojnë një mjedis me risqe të reduktuara, ku idetë inovatore me potencial komercializimi, të gjeneruara nga inovatorët e rinj dhe sipërmarrësit ekzistues, të mund të zhvillohen më tej dhe të testohen për qëndrueshmërinë në treg përpara se të themelojnë një kompani. Në një kontekst më të gjerë, projekti adreson konceptin e para-inkubimit, si një mekanizëm, të rëndësishëm që siguron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për inovatorët e rinj dhe ata ekzistues, për të krijuar sipërmarrjen e tyre.

Objektivi i Përgjithshëm:      Përmirësimi i hapësirave inovatore, duke çliruar potencialet që ofron territori, përmirësimi i kapaciteteve inovatore transnacionale të sektorit të biznesit dhe zhvillimi i një mjedisi të përshtatshëm në rajonet e Ballkanit Mesdhetar.

Objektivat specifike:    Të sigurojë mbështetjen e duhur për SME-të, me qëllim përmirësimin e aftësive të tyre për t’u përshtatur me ndryshimet sociale dhe ekonomike dhe rrethanave të politikave, nëpërmjet:

  • Mbështetjes së modeleve inovatorë të biznesit;
  • Inkurajimit të sipërmarrjeve që zhvillojnë dhe promovojnë produkte/shërbime inovatore;
  • Promovimit të rrjetëzimit dhe klasterave;
  • Mbështetjes së integruar menaxheriale dhe administrative për të nxitur inovacionin dhe strategjitë e transferimit të teknologjive;
  • Krijimit të një kulture të sipërmarrjes;
  • Dhënies së kontributit për kualifikimin e sipërmarrësve të rinj, për krijimin dhe vetëmenaxhimin e kompanisë;
  • Lehtësimit në transferimin e inovacionit në sektorin përkatës;
  • Ndihmës për të rritur numrin e bizneseve në rajonet e Ballkanit Mesdhetar.

Paketat e punës:

  • PP 1     Menaxhimi i Projektit;
  • PP 2     Komunikimi dhe shpërndarja e informacionit;
  • PP 3     Eksperienca të njohurive dhe praktikave të mira;
  • PP 4     Zhvillim i modelit të para-inkubimit për nxitjen dhe mbështetjen e sipërmarrjes;
  • PP 5     Implementimi pilot i modelit të para-inkubimit;
  • PP 6     Rrjetëzimi i ideve të biznesit dhe rekomandime për hapa të  mëtejshëm.

Rezultatet kryesore:

  1. Rritja e atraktivitetit të rajonit për sipërmarrësit e rinj inovatorë dhe ata ekzistues, duke nxitur zhvillimin social dhe ekonomik;
  2. Mbështetje për zhvillimin e sipërmarrjes inovatore duke shfrytëzuar sektorin agroushqimor, duke forcuar një eko -biznes miqesor për rritjen dhe krijimin e punësimit, si dhe duke ofruar trajnime dhe praktika;
  3. Krijimi i rrjetit të ekspertëve të sipërmarrjes, inovacionit dhe edukimit të sipërmarrjes për transferimin e njohurive;
  4. Kontribut për ndërthurrjen e edukimit me praktikat e biznesit dhe me nevojat ekonomike që kanë rajonet;
  5. Krijimin e një mirëkuptimi të përbashkët rreth modeleve të inovacionit të biznesit dhe komercializimit të tij;
  6. Zhvillimi i profesionalizmit të sipërmarrësve dhe mentaliteti i pjesëmarrësve duke përmirësuar mundësitë e tyre në tregun e punës.

Produktet kryesor: Raport mbi praktikat e mira në aktivitete të para-inkubimit në rajonin e Europës dhe në atë Ballkanit Mesdhetar. Vlerësim i transferueshmërisë së veçorive të praktikave të mira të para-inkubimit dhe bazuar në mësimet e nxjerra,

  • do të zhvillohet një model para-inkubimi për hapësirën e Ballkanit Mesdhetar me qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme për mbështetjen e sipërmarrjes inovatore qoftë edhe online;
  • Raport mbi veçoritë kryesore të modelit të para-inkubimit në territorin Ballkan-Mesdhe;
  • Procedura të dokumentuara për zbatimin e një modeli të suksesshëm para-inkubimi;
  • Krijimi i një Virtual Hub të hapur.

Gjatë fazës së implementimit pilot, në cdo rajon të Ballkanit Mesdhetar:

  • Përzgjedhja e mesatarisht 12 pjesëmarrësve
  • 3-4 evente të hapura për shpërndarjen e informacionit
  • 1 hapësirë “para-inkubimi” në Patras
  • 5 seksione trajnimi të hapura
  • 5 vizita studimore
  • 5 workshops
  • Trajnim praktik individual
  • Raport mbi monitorimin dhe vlerësimin e modeleve të pre-inkubimit dhe rezultateteve të tyre
  • Zhvillimi i një plani biznesi/për pjesëmarrës
  • Bashkëpunim i 12 sipërmarrjeve me institute kërkimore
  • Mbështetja e 6 sipërmarrjeve për të rinj për të prezantuar produktet e reja të qëndrueshme

 

Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe nga fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.

 

 

Share this post