Aftesi Negocimi
Trajnim: Aftesi Negocimi
Data: 7-8 Nentor
Orari: 15:30- 19:30
Objektivi
T’u mundesoje pjesmarresve realizimin sa me te mire te qellimeve te tyre ne te gjitha llojet e negociatave, krijimin e aftesive dhe te nje baze te dhenash teorike dhe praktike – te strukturuara mbi logjiken, metodologjine, shprehite dhe menaxhimin e negociatave.
- Përshkrimi i Programit
Programi mbeshtetet mbi praktiken me te mire nderkombetare te negociimit – teorikisht I ndertuar mbi input-in shkencor te Roger Fisher dhe William Ury. Shumica e teorise do te shpaloset brenda nje pershkrimi skematik formal qe do te mbetet me te trajnuarit. Rastet praktike do te sillen si ilustrime, raste per debat si dhe ne role plays.
Programi synon te ndertoje nje njohje te procesit te negociatave ne cdo aspect psiko-emotiv, te sendertoje per pjesmarresit nje teresi shprehish te detajuara mbi menyren e te menduarit, strukturimin e nje dosjeje te negociates, krijimin e parakushteve dhe zbatimin e platformes se negociimit ne perputhje me praktiken me te mire nderkombetare, t’I aftesoje te trajnuarit ne nivel praktik permes role plays dhe formave te tjera te pjesmarrjes/perfshirjes direkte ne “procese negociimi” si dhe t’u mesoje situatat konkrete perfshi Truket, rrisqet e ndryshme qe paraqet nje process negociate, etj.
Nisur nga audience – programi do te synoje te ndertoje raste konkrete te negociates ne Prokurim, ne blerje, negociata tregetare, etj.
Po ashtu programi do te synoje te ndertoje aftesim negociator ne raport me komunikimet me autoritete vendim-marrese, duke ndertuar shembuj dhe play roles per negociata me autoritete licensimi, autoritete fiskale, etj.
- Kush janë përfituesit
Perfitues te ketij procesi mund te jene te gjithe te interesuarit nga shoqerite tregetare Shqiptare ( ose te huaja te regjistruara ne Shqiperi), shoqerite e konsulences, NGOs etj.
Trajnimi megjithate ne themel do t’I pergjigjet sa me mire asaj audience qe do te perkufizoje ne pjesmarrje Dhoma e Tregetise dhe Industrise.
- Metodologjia
Metodologjia e Trajnimit do te mbeshtetet mbi Pjesmarrjen active te perfituesve, ajo do te synoje qe te integroje sa me plote cdo shpjegim teorik me nje shembull praktik – per ta bere cdo situate te kuptueshme, dhe njeheresh Themeli i Metodologjise se Trajnimit do te jete Praktika reale dhe konkrete mbi raste te shkruara posatshem per pjesmarresit e regjistruar.
- Shpjegimi Teorik – me pjesmarrjen dhe diskutimin e gjalle te pjesmarresve
- Ilustrimi Praktik – I rasteve te ofruara per diskutim te hapur
- Role Plays – pune ne grup per zbatimin e teorise dhe te praktikes se konsumuar me heret ne diskutimin ne klase, duke simuluar raste konkrete te negociimit
- Shkrim I Platformes Negociatore – pergatitje e dosjes se negociatave
4. PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 80 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
5. Dita 1.
Tema 1 Cfare dmth te Negociosh? Cfare synon nje Negociate? Cfare duhet te dime ne fillim?
Tema 2 Problemi… Negociata si Instrument i Parandalimit/Menaxhimit te Krizes… Definimi i Platformes Negociatore mbi modelet e negociates se Ceshtjeve/negociates tregetare/B2B, etj.
Tema 3 Hyrja ne Praktiken e Negociatave –diskutim mbi metodologjine, shkrim i platformes, role plays
Dita 2
Tema 1 Metodologjia (e plote) e negociates – lexime te diversifikuara mbi negociaten tregetare teori, diskutime, role plays
Tema 2 Diskutime mbi Problemet e Negociates (nese pala tjeter eshte me e fuqishme, nuk pranon te luaje apo trukon kushtet e negociates?) – shembuj praktike dhe role plays
Tema 3 Konkluzione / Pyetje-Pergjigje
6. Trajnuesi
ALBAN BALA
BIO
Alban Bala eshte kandidat PhD ne fushen e PR-it dhe Komunikimit, ekspert nderkombetar me 24 vjet pervoje ne fushen e komunikimeve dhe te marredhenieve publike.
Ai eshte anetar I listes globale te eksperteve te GOPA International GmbH (Gjermani), partner I Burson Marsteller (www.bm.com) per Shqiperine dhe Kosoven dhe partner I regjistruar (i argjendte) I FTI Consulting Inc. (www.fticonsulting.com). Ai ka sherbyer si keshilltar strategjik per komunikimet dhe trajner i angazhuar nga Banka Boterore, KfW, REC, EBRD, UN, programe te Komisionit Europian etj per ceshtjet e komunikimit strategjik, menaxhimin e ceshtjeve dhe krizes, perfshirjen publike dhe per lidership-in. Ai eshte/ka qene lektor universitar ne nivelin master per lendet e PR Online dhe Public Affairs/Lobbing prane Universitetit publik te Tiranes. Me heret ai ka punuar si gazetar brenda dhe jashte vendit, drejtor i PR-it prane Parlamentit Shqiptar, strategjist fushatash politike etj.
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
Email: ornela_sulce@cci.al