Aftesi Komunikimi
17-18 Tetor – Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane
Ora: 14:00-18:00
Objektivi
Ky trajnim synon te pajise pjesemarresit me nocionet baze te te folurit ne publik, duke nisur nga elemente si mesazhi dhe audienca dhe duke analizuar tipet kryesore te te folurit ne publik. Ne fund te trajnimit, pjesemarrit do te jene ne gjendje te vleresojne gjithashtu aftesite vetjake per kete lloj komunikimi dhe do te marrin disa keshilla praktike per t’u ushtruar ne artin e te folurit ne public.
- Përshkrimi i Programit
Programi eshte I shtrirë në dy ditë. Dita e parë merret me pjesën teorike të te folurit ne publik, ndersa dita e dyte do te perqendrohet ne disa shprehi praktike te situatave te vecanta, sidomos ne komunikimin me median dhe pitching (prezantimi I kompanise).
- Kush janë përfituesit
Perfaqesues te kompanive te ndryshme, anetare te Dhomes se Tregetise dhe Industrise.
Metodologjia
Programi I trajnimit është një ndërthurje e prezantimeve, ushtrimeve, punëve praktike dhe punës në grup. Pjesëmarrësit do të nxiten të përdorin njohuritë e reja në situata reale si dhe të rifreskojnë njohuritë ekzistuese nëpërmjet diskutimeve të hapura, sesioneve pyetje-përgjigje, ushtrimeve, etj.
Dita 1
Tema 1 : Frika nga skena dhe si të fitosh mbi të
- Vlerësimi i aftësive ekzistuese
- menaxhimi i ankthit
- lista e kontrollit
Tema 2: Te kuptojme Audienca(t). Analiza e audiences.
Tema 3: Mesazhi. Zhvillimi I prezantimit. Komunikimi vizual, me figura dhe verbal
Dita 2
Tema 1: Gjuha e trupit/joverbal/funksionet e tërheqjes së vëmendjes
Tema 2: Pitching. Prezantimi I kompanise per audiencat e ndryshme
Tema 3 : Komunikimi me median. Intervista TV.
Lektore: Valbona Sulçe
Valbona Sulçe është studiuese dhe gazetare nga Tirana. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës, BA në Gjuhë dhe Letërsi dhe ka Master në Studime Evropiane nga i njëjti Universitet. Aktualisht ajo është studente në Shkollën Doktorale të Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Fushat e saj të interesit përfshijnë: diversitetin në media, barazinë gjinore, raportimin e lajmeve dhe etikën në media.
Karriera e saj si gazetare filloi me TV Arberia në vitin 1998 si një gazetar politik dhe anchorwoman. Ajo ka fituar çmimin “Programi më i mirë televiziv i vitit 1999” për programin e përditshëm të fokusuar në konfliktin në Kosovë. Aktualisht ajo është një gazetare e pavarur dhe një bloger në një gazetë të përditshme “Dita e Katërt”.
Ajo ka ligjëruar për shumë vite lëndët e “Raportimit të Diversitetit”, “Hyrje në Media dhe Komunikim” për disa universitete në Shqipëri. Valbona është një trajnere në Institutin Shqiptar të Medias dhe një konsulente mediatike për organizata të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare. Valbona është një kontribuese e rregullt në “MediaLink”, një revistë online që synon debatin rreth situatës së mediave në Shqipëri.
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.
Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit perpara dates 18 tetor 2018. Formular Aplikimi
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al