1ST ROUND TABLE ME PËRFAQËSUESIT E DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANË

1ST ROUND TABLE  ME PËRFAQËSUESIT E DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANË

1ST ROUND TABLE ME PËRFAQËSUESIT E DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANË

Objekti: Tavolina e Parë e Rrumbullakët

Projekti: BRE-Business Register Empowerment, WP 3, Deliverable 1.1  1.2  1.3.

Vendi: Salla e konferencave pranë Dhomës së Tregtisë, Tiranë

Adresa: Ruga e Kavajës, Nr. 1 

Ora:11:00-12:30

Data: 30/04/2019

Takimi u zhvillua në selinë e Dhomës së Tregtisë Tiranë me pjesëmarrjen e plotë të punonjëseve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë (vëreni bashkangjitur listën e  pjesëmarrësve).

Tavolina e rrumbullaket u hap nga  Znj. Ardiana Karakashi, në përfaqësim të Unioncamere Puglia – Dega Tiranë, e cila paraqiti prezantimin e saj mbi pikat kryesore si më poshtë vijojnë:

  • Përmbledhje e shkurtër e projektit dhe objektivat e tij
  • Harta e institucioneve depozituese të data bazës ekzistuese për informacionet mbi ndërmarrjet në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi
  • Kriteret e klasifikimit të sipërmarrjeve ndërkufitare

Në diskutim, përveç Znj. Karakashi, e cila  prezantoi  pikat  konvergjente  dhe dallimet në procedura dhe kritere klasifikimi që karakterizojnë  Regjistrat Tregtare  të Italisë, Shqipërisë dhe Malit Zi, morën pjesë aktive  dhe funksionarët si më poshtë vijojnë:

Z. Bashkim SYKJA        Këshilltar i Kryetarit  

Znj.Viola XHINDI         Drejtoreshë e Departamentit të Projekteve

Znj. Aris TASHO           Departamenti i Marrdhënieve me Jashtë, Koordinatore Projekti

Znj. Edlira PRENGA      Marrëdhënie me Publikun

Krijimi i një platforme të përbashkët me regjistrat e kompanive të mesme dhe të vogla, ku të treja vendet partnere do të kenë akses, është detyra kryesore e këtij projekti.

Kjo platformë, do t’u mundësojë kompanive ndërkufitare:

  • Informacion të detajuar per kompani të të njëjtit sektor
  • Transparencë
  • Siguri ligjore
  • Konkurrencë të ndershme

Meqenëse, të tre vendet partnere, kanë specifikat e tyre ligjore, operacionale dhe teknologjike, atëherë, lind e nevojshme krijimi i tre platformave me detyra të veçanta për secilin vend që të kryeje grumbullimin, klasifikimin sipas kritereve  si dhe integrimin e tyre në nje   platformë te unifikuar.

Gjatë prezantimit e morën fjalën, Drejtoresha e Projekteve e CCI Tirane, Dr. Viola Xhindi, Z. Bashkim Sykja, si dhe të tjerët me radhë, ku secili ngriti pyetjet dhe dha mendimin e tij në lidhje me zbatimin e detyrave të projektit.

Z. Bashkim Sykja, sugjeroi që, në respektim të projektit BRE, ku CCI është Lead Partner, duhet të fillohet me krijimin e një platforme duke përfshire anëtaret e dhomës, të mblidhet informacioni i nevojshëm i këtyre kompanive, të krijohet harta e tyre dhe më pas të integrohen në platformën e projektit BRE.  Kompanitë anëtare të CCI Tiranë do të klasifikohen sipas 4 sektorëve të përzgjerdhur: IT, Agroindustrial, Turizëm dhe fashion( industria tekstile me material porositës).

Aris Tasho, Koordinatore e Projektit BRE, paraqiti shkurtimisht zhvillimet e deritanishme të projektit lidhur me përzgjedhjen e ekspertit të jashtëm IT i ngakuar me krijimin e platformës së informimit të partnerëve (The Partner Query Platform).

Për të arritur këtë, u vendos që të fillohet menjëherë nxjerrja e informacionit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me kompanitë anëtare.

Në përfundim të diskutimeve, u vendos:

  • Të përpilohet  lista me të dhënat e plota të kompanive, anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë. (deri më dt. 11.05.2019) sipas sektorëve të përzgjedhur
  • Të plotësohet lista me kompanitë e tjera të interesuara për tu bërë pjesë e platformës
  • Organizimi i Tavolinës së  dytë të rrumbullakët, me  përfaqësues të SME-ve, brenda muajit qershor 2019.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.