Termat e Referencës Koordinatore e Projektit

Oficeri Administrativ për Koordinimin dhe Drejtimin e Projekteve

Termat e Referencës Koordinatore e Projektit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është person juridik, që nuk ushtron veprimtari fitimprurëse. Dhoma brënda kompetencave të përcaktuara në ligjin “Për Dhomat e Tregtisë” është e pavarur në realizimin e objektit kryesor të veprimtarisë së saj si dhe në ushtrimin e detyrave të caktuara.  Dhoma ushtron  brënda territorit të Qarkut Tiranë funksione në mbështetje të interesave të përgjithshme ekonomike të anëtarëve të saj me përjashtim të kompetencave që ligji ia njeh administratës shtetërore dhe asaj lokale. Gjatë veprimtarisë së saj Dhoma nxit veprimtarinë tregtare dhe insustriale në territorinn e Qarkut si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera. Dhoma shkëmben vazhdimisht informacione me administratën publike në nivel qëndror dhe lokal për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve në territorin ku ushtron veprimtarinë.  Një objekt tjetër i veprimtarisë së Dhomës është promovimi dhe realizimi i shërbimeve me interes të përgjithshëm në dobi të anëtarëve të saj dhe sipërmarrjes në përgjithësi.

Ndër kompetencat kryesore të Dhomës janë:

  1. Ndërmarrja e veprimtarive që i shërben nxitjes dhe mbrojtjes së tregtisë dhe industrisë në përputhje me objektin e veprimtarisë së saj dhe legjislacionit në fuqi;
  2. Dhënia e mendimeve, propozimeve dhe vlerësimeve për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga administrata qëndrore, vendore dhe subjekte të tjera publike përmbajtja e të cilave prek interesat e sipërmarrësve;
  3. Informimi i autoriteteve përkatëse shtetërore për çështje të ndryshme me qëllim parandalimin e konkurrencës së pandershme;
  4. Mbikqyrjen e zbatimit të rregullave të pjesmarrjes në panaire ndërkombëtare jashtë vendit nga subjektet tregtare që përfaqësojnë Shqipërinë;
  5. Organizimin e panaireve me karakter lokal, kombëtar ose ndërkombëtar;
  6. Nxit dhe ndihmon anëtarët e Dhomës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe civile nëpërmjet rrugës së ndërmjetërisimit dhe arbitrazhit ejt.

Për arritjen e objektivave të saj Dhoma bashkëpunon me administratën publike, me institucione ndërkombëtare si dhe me shoqata dhe organizata të biznesit vendas dhe të huaj.

Në këto rrethata Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shpall një vënd pune vakant për pozicionin e Koordinatorit te Projektit, i cili do të aktivizohet ne koordinimin e marredhenieve me partneret dhe realizimin e aktiviteteve në projekte të ndryshme të financuara nga donatorë të huaj, kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Detyrat kryesore të Koordinatorit te Projektit do të jenë:

  1. Kryerja e menaxhimit operacional te projektit ne perputhje me dokumentat e projektit, procedurave sipas politikave kombetare per ekzekutimin te projektit.
  2. Te sigurohet se resultatet e projektit jane arritur sipas dokumentave identifikues te projektit dhe sipas instruksioneve keshilluese te Komiteteve drejtuese te projektit.
  3. Pergatit Planin e punes ne perputhje me rezultatin e pritshem
  4. Hartimi i Termave te References per ekspertet dhe nenkontraktoret te cilat duhet te aprovohen nga Komiteti drejtues ose Partneri drejtues dhe ne kete menyre te organizoj tender sipas termave te references se aprovuar.
  5. Rishikon menaxhimin financiar te projektit ne konsultim me Departamentin e Finances.
  6. Percakton detyra specifike per persona te perfshire ne zbatimin e projektit sipas pershkrimeve te punes.
  7. Drejton zbatimin e kontratave dhe supervizon detyrat dhe afatet per ekspertet dhe mbikqyr performancat e tyre.
  8. Pergatit te gjithe dokumentacionin e nevojshem per takimet e grupit drejtues.
  9. Kooperon me proceset audituese ne cdo kohe sipas kerkesave.
  10. Ndermerr konsultime me ekspertet dhe organizon seminare.
  11. Planifikon dhe menaxhon cdo mision te vendosur gjate periudhes se nje jete projekti.
  12. Manaxhon burimet e projektit si p.sh paisjet e zyrave, dhe cdo gjeje fizike e prokuruar nga projekti.
  13. Organizon dhe koordinon vleresimin e projektit.

Kriteret që duhet të plotësojë aplikanti janë:

  1. Diplomë Master në Juridik, Shkenca Politike, Ekonomik, shkenca sociale etj
  2. Eksperiencë 2 vjeçare në pozicione të ngjashme.
  3. Njohuri shumë të mira të gjuhes angleze.
  4. Aftesi shume te mira komunikimi.
  5. Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe aftësi organizative.
  6. Aftesi shume te mira kompjuterike.

Hartoi:

Ardian Poshi

Shef i Zyrës së Administratës dhe Financës.

Edlira Prenga

Shef i Zyrës së Komunikimit dhe PR

Miratoi:

Nikolin Jaka 

Kryetar

 

Share this post